Flash

Emergjenca nga dëbora, rrugët ku duhet të bëni kujdes... edhe nga ortekët

Lapsi.al 10 January 2019
Emergjenca nga dëbora, rrugët ku duhet të bëni kujdes...

Ndëkohë që moti i keq ka paralizuar lëvizjen dhe qarkullimin në zona të ndryshme të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën një përmbledhje të situatës së përgjithshme në akset kryesore të vendit.

ARRSH njofton se aksi rrugor Bajram-Curri-Valbonë dhe Qafë Mali-Fierze është më problematiku, me një trashësi dëborë që arrin në rreth 70 cm shoqëruar edhe me rënie ortekësh.

“- Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.

– Bajram-Curri-Valbonë

– Qafë Mali-Fierze”, njofton ARRSH.

Njoftim për gjendjen e akseve kryesore të vendit

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë ditës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës. Është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtme:

– Në rrugën e Dardhës

– Volare-Erind-Çajup

-Segmenti fundor i rruges Berat-Gllavë

Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir:

– Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 30-70 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen kryesisht me zinxhir.

Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhir:

– Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm

– Qafë Lac-Koman

– Ura Matit-Rreshen, Shpal-Ura e Repsit

– Ura Kukës-Krume dhe Plepa-Kam

– Kuben-Vasie

– Kukës-Bushtricë

– Kukës-Ura e Zapodit

– Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.

– Bajram-Curri-Valbonë

– Qafë Mali-Fierze

Në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhir

– Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë

– Ura Cerenecit – Steblevë dhe Trebisht-Dogane etj.

– Skuraj – Burrel – Peshkopi

Në aksin Lezhë-Shkodër qarkullimi kryhet pa zinxhir dhe pjesërisht me zinxhir qarkullohet në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.

– Akset Dajtit

– Qafë Priskë-Shëngjergj-Qafë Mollë

– Krujë-Sarisalltik

– Aksi Librazhd-Stebleve i kalueshëm pjeserisht me zinxhire,

Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir. Ka rreshje të pakta shiu.

– Qafë Krrabë qarkullohet pa probleme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI