Flash

Refuzimi i Gent Cakajt nga Meta, Berisha: Gjarprit iu pre bishti por duhet shtypur koka!

Lapsi.al 10 January 2019
Refuzimi i Gent Cakajt nga Meta, Berisha: Gjarprit iu pre bishti por duhet

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka komentuar refuzimin që presidenti Ilir Meta i ka bërë dekretimit të Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm. “Gjarprit iu pre bishti por duhet shtypur kokat!”, thotë Berisha.

“Refuzimi me dekret i Presidentit të Republikës për të emëruar ministër të Jashtëm të Shqipërisë të propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte një goditje e merituar e flamurmbajtësve albanofob të projektit të serbomadhisë në Tiranë dhe në Prishtinë”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri. Më poshtë deklarata e tij e plotë.

Gjarprit iu pre bishti por duhet shtypur koka!

Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!

Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.

Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhet shtypur nje minute e me pare!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI