Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

"Reginaldo ti bëjë numrat aty ku i shkojnë": Gjici ul në stol Reginaldon nga Tirana

Lapsi.al 8 January 2019
"Reginaldo ti bëjë numrat aty ku i shkojnë": Gjici ul

Ardhja e Vasil Shkurtaj solli entuziazëm në kampin e Kukësit, por edhe e ngatërroi disi ambjentin, sidomos me prishjen e humorit për Reginaldon që ndjen tani rrezikun e pankinës, me ardhjen e një rivali të paguar me zhurmën e 70 mijë euro. Reagimi i mozambikasit ishte ndoshta i nxituar, duke tentuar të vendoste hierarkitë, por tani ato po i'a vendos presidenti, Safet Gjici, nga kryeqyteti, në kohën kur skuadra e Bluve po kryen fazën përgatitore në Antalia, në Turqi e ku nesër do të luajë miqësoren e parë kundër kryesuesve të kampionatit turk, Basaksehir.

I qartë në fjalët e tij presidenti i Kukësit, që duken si paralajmërim për sulmuesin ndaj të cilit rezervimi është në pankinë: "Varet si do të luajë trajneri, me një apo dy sulmues, - shpjegoi Gjici - por ajo që sme pëlqen është reagimi i Reginaldos. Konkurenca është e mirëpritur dhe asnjë lojtar nuk mund të diktojë blerjet e një klubi. Reginaldo ti bëjë numrat aty ku i shkojnë".

Por nga mënyra si trumpetohet Shkurtaj është e dukshme se për Reginaldon, nëse Cungu nuk preferon të luajë me dy sulmues, pankina është e garantuar: "Shkurtaj ishte sulmuesi më i mirë në Superiore dhe ne e morëm për të dalë kampion. Jam i bindur se nëse bën gjysmën e dytë të sezonit me gola, ai do të kapë kombëtaren shumë shpejt".

Gjici ka treguar edhe prapaskenën që e solli Shkurtaj në Kukës, pavarësisht se Luftëtarit iu bënë oferta më të mira financiare nga klube të tjera. "Ishte marrëveshje që u respektua. Luftëtari mori oferta më të larta, por i qendroi fjalës që kishim, duke qenë të parët që ishim interesuar për qendërsulmuesin", përfundoi presidenti i Kukësit, që shpreson të arrijë titullin e dytë kampion në këtë sezon.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI