Flash

Golden Globes/ Filmi më i mirë Bohemian Rapsody, zhgënjehet Lady Gaga

Lapsi.al 7 January 2019
Golden Globes/ Filmi më i mirë Bohemian Rapsody, zhgënjehet Lady

Ceremonia e Golden Globes ishte disi zhgënjyese për fansat dhe kritikët që favorizonin filmin “A Star Is Born”, pasi ky i fundit nuk arriti të fitonte çmimin kryesor Best Picture (Filmi më i Mirë).

Çmimin e madh e rrëmbeu filmi mbi grupin Queen, “Bohemian Rhapsody”, i luajtur me mjeshtëri nga aktori Rami Malek i cili fitoi gjithashtu çmimin “Aktori më i mirë” në filmat dramë.

Filmi i Bradley Cooper dhe këngëtares Lady Gaga, ishte përfolur se do të shkonte me shumë çmime në shtëpi, por dy artistët shkuan në shtëpi me vetëm një trofe, për “Këngën më të mirë origjinale”.

Protagonisti i “Bohemian Rapsody” u ngjit në skenë për të marrë kupën, ndërsa nuk harroi të falënderonte yllin Freddie Mercury, rolin e të cilit e portretizoi me mjeshtëri:

“Falenderoj Freddie Mercury që më dha kënaqësinë e një jete. Të dua njeri i bukur. Kjo është për ty sepse je i mrekullueshëm”.

Tronditja më e madhe ishte kur 71-vjeçarja Glenn Close i rrëmbeu çmimin Lady Gaga-s si “Aktorja më e mirë” në filmat dramë.

Megjithatë Gaga nuk doli pa një çmim nga ceremonia pasi 32-vjeçarja mori një trofe për këngën më të mirë origjinale për punën e saj në filmin “A Star Is Born”.

Kur Taylor Swift dhe Idris Elba shpallën fituesin, sytë e Gagës u mbushën me lot para se të ngjitej në skenë së bashku me Mark Ronson, Andrew Wyatt dhe Anthony Rossomando.

FITUESIT E GOLDEN GLOBES 2019

Filmi më i mirë – Dramë

Black Panther

BlacKkKlansman

Bohemian Rhapsody – FITUES

If Beale Streat Could Talk

A Star Is Born

Filmi më i mirë – Muzikal ose Komedi

Crazy Rich Asians

The Favourite

Green Book – FITUES

Mary Poppins Returns

Vice

Skenari më i mirë – Motion Picture

Roma

The Favourite

If Beale Street Could Talk

Vice

Green Book – FITUES

Performanca më e mirë nga një aktore në filmat dramë

Glenn Close, The Wife – FITUES

Lady Gaga, A Star Is Born

Nicole Kidman, Destroyer

Melissa McCarthy, Can You Ever Forgive Me?

Rosamund Pike, A Private War

Performanca më e mirë nga një aktor në filmat dramë

Bradley Cooper, A Star Is Born

Willem Dafoe, At Eternity’s Gate

Lucas Hedges, Boy Erased

Rami Malek, Bohemian Rhapsody – FITUES

John David Washington, BlacKkKlansman

Të këshilluara

Pasioni i ri i Kivanc Tatlitug (Foto)

Aktori turk njihet tashmë për pasionet e tij të shumta. Duke filluar nga sportet ekstreme, tek dashuria për natyrën dhe për kafshët, e deri tek aventurat me bas...

17:30

Dua Lipa tregon prapaskenat e filmit të parë

Ajo ka zbuluar datën e publikimit të këngës më të re “Swan Song,”, kolonë zanore e filmit aksion aventurë ‘Alita: Battle Angel’. Në videon e shkurtër të publiku...

16:55

Britney Spears tërhiqet nga muzika

Britney vendosi të shkëputet ngga muzika për një afat kohor  të pacaktuar pasi ka vendosur të përqëndrohet në përmiresimin e shëndetit të babait të saj i cili p...

14:16

Bleona Qereti, në listën e Billboard Dance

Bleona Qereti publikoi projektin e saj muzikor me titull “I don’t need your love” i cili arriti të mbledhë mbi 1 milionë klikime në “You tube”. Ndërkohë që vet...

13:15

Era Istrefi sjell bashkëpunim me Norën

Ajo prej disa kohësh në disa intervista është shprehur se do të sjellë një bashkëpunim shumë të rëndësishëm për të dhe duket se ka ardhur momenti që të zbulohet...

12:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI