Flash

Kryemadhi në Elbasan: Rama një mallkim. Po diskriminohen socialistët

Lapsi.al 6 January 2019
Kryemadhi në Elbasan: Rama një mallkim. Po diskriminohen

Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI-së në Elbasan sot, paralelisht me takimin informal që kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillon me qeverinë e tij të re dhe të vjetër.

"Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, se është mallkim. Më mirë pa kryeministër, se me Edi Ramën. Njerëzit më të diskriminuar sot janë socialistët, ndaj ne duhet t’u hapim dyert dhe të bashkohemi në një solidaritet që ta përmbyshim këtë të keqe. E keqja më e madhe sot është Edi Rama dhe sekti i tij kriminal. Më gjeni a ka ndonjë socialist sot në qeveri. Dy janë, Erion Braçe dhe Pandeli Majko, që s’kanë asgjë në dorë.

Se Edi Rama pasi të mbarojë vetingun me pedagogët, do të fillojë me mësuesit e shkollave të mesme e pastaj më tej. Pse nuk e fillon Vetingun me veten e tij?! Shiheni si tha, njëherë i kam paratë e shtëpisë me emigracion, dje tha se ma ka blerë gruaja...Një mashtrues," - theksoi Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI