Flash

FA Cup/ Newport-Leicester…me "drita të kuqe": faji i Christian Fucks, ndjesë Fuchs

Lapsi.al 6 January 2019
FA Cup/ Newport-Leicester…me "drita të kuqe": faji i
Mbiemri i Christian Fuchs është shumë i përshtatshëm me lojëra fjalësh, të paktën në anglisht. E kush e di, nëse ai që e ka shkruar gabim në formularin e ndeshjes së FA Cup mes Leicester e Newport ka gabuar vërtetë, apo ka dashur të zbavitet pak…Ajo që ka ndodhur dhe u bë menjëherë virale është se në listën e lojtarëve që do të zbrisnin në fushë nga Fuchs... u bë Christian FUCKS. E kështu, Christian…nisi punën, seksualisht duke folur. Në fakt, mbiemri i austriakut është përdorur shpesh nga tifozët e Foxes për lojëra fjalësh, aq sa është fotografuar shpesh me bluzën ku shkruhej: NO FUCHS GIVEN, ose më saktë …”nuk na plas fare”. Gabimi në listën zyrtare të formacioneve, është pasuar edhe nga ndjesa e klubit, por pasi Lineker (tifoz i Leicester) nuk i rezistoi dot publikimit të faktit në profilin e tij në Twitter. Edhe në këtë rast, ironia është dominuese: “We had a FUCH-ing nightmare”, një …makth i sh*****r". Duke u kthyer tek ndeshja, pavarësisht se tekniku Puel është francez, do ti ketë dalë nga goja një emër shumë i ngjashëm me “Fuchs”kur mbrojtësi i tij u kalua lehtësisht në aksionin e avantazhit të Newport. Gol që vet presidenti i klubit të League Two deklaroi se nuk e pa... se iu desh të shkonte në banjë.

Të këshilluara

Video/ Jesus bën poker për Manchester City

Nuk ndalet Manchester City, edhe pse e ka siguruar rezultatin kualifikues ën raundin e ardhshëm të FA Cup. Gabriel Jesus ka shënuar edhe golin e katërt për skua...

16:17

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI