Flash

Çiklizëm/ Doping në moshën 90 vjecare: Carl Grove humbet rekordin botëror

Lapsi.al 6 January 2019
Çiklizëm/ Doping në moshën 90 vjecare: Carl Grove humbet

Plaga e dopingut është gjithnjë një nga problemet kryesore në botën e ciklizmit, por historia që vjen nga Shtetet e Bashkuara është gati e pabesueshme. Carl Grove, që korrikun e kaluar u hspall kampion në Amerikë në kategorinë 90-94 vjec, ka humbur titullin (e bashkë me të edhe rekordin botëror që kishte vendosur) sepse ka rezultuar pozitiv me një steroid anabolizues (epitrenbolone) në testin antidoping të cilit iu nënshtrua pasi fitoi kampionatin Master në pistën e Breinigsville, në Pennsylvania.

Në fund Grove nuk është skualifikuar, por ka marrë një letër paralajmëruese nga Usada - agjensia amerikane antidoping - që ka pranuar tezën e tij mbrojtëse: përpara garës, ciklisti kishte ngrënë mish që kishte prejardhjen nga një fermë që përdorte hormone të rritjes. Grove ka humbur kështu titullin e fituar dhe rekordin botëror, por mund ta riprovojë në të ardhmen: në garën që fitoi në korrik nuk kishte pjesëmarrës të tjerë të moshës së tij.

Të këshilluara

Video/ Jesus bën poker për Manchester City

Nuk ndalet Manchester City, edhe pse e ka siguruar rezultatin kualifikues ën raundin e ardhshëm të FA Cup. Gabriel Jesus ka shënuar edhe golin e katërt për skua...

16:17

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI