Flash

Rrëfimi i Buffon: "Kur luajta kundër djalit të Chiesa mendova të largohem"

Lapsi.al 5 January 2019
Rrëfimi i Buffon: "Kur luajta kundër djalit të Chiesa

Gianluigi Buffon nuk e ka fiksuar ende datën e tërheqjes së tij nga futbolli, por ka treguar herën e parë që e ka menduar dhe ka ndodhur dy vjet më parë, në gushtin e 2016 gjatë Juventus-Fiorentina: "Kur luajta përballë Federico Chiesa mendova se duhet të tërhiqesha, ishte hera e parë që luaja kundër djalit të një shoku: në fillim isha pak i corientuar e mendova se kishte ardhur koha" ka thënë portieri, që në 28 janar do të mbushë 41 vjec.

Nuk është rasti i vetëm në të cilën Buffon është gjendur përballë sfidës me djalin e një shoku, në Ligue 1 kishte kundërshtar Khephren Thuram: "Ishte në pankinë kur luajtëm me Monaco, është dicka shumë e bukur sepse në fund të fundit takova fëmijët e shokëve që i kam patur për zemër. Vecantia kur luan me këta djem është një dhuratë e jetës" thotë ish-juventini për Eurosport.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI