Flash

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT denoncon qeverinë: Vendosën taksa 6% për librat shkollorë

Lapsi.al 5 January 2019
Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT denoncon

Ka kaluar një muaj që prej nisjes së protestës së studentëve, e cila si nxitje fillestare pati tarifat shtesë për provimet e mbartura. Faktori ekonomik është më shqetësuesi për studentët, të cilët prej të ardhurave të pakta, shkollimin e shohin si një sfidë të vështirë për ta përmbyllur.

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT, Kristian Kina, ka denoncuar një tjetër taksë që prek drejtëpërdrejtë xhepat e studentëve dhe nxënësve.

Qeveria ka vendosur një taksë 6% për furnizimin e librave të çdo lloji.

"Nderkohe qe prej 1 muaji studentet protestojne per te drejtat e tyre, qe te lehtesohen nga tarifat e larta qe paguajne per arsimimin e tyre, qeveria cfare ben?

Vendos takse tjeter, qe te rrise akoma me shume tarifat studentore. 

Vendos TVSH edhe per librat shkollore ...

Nje arsye akoma me shume per te protestuar ne date 7 Janar, perpara Kryeministrise!", shkruan Kina.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI