Flash

Godin e Atletico, dashuria që u kthye në urrejtje, biografi spanjoll akuzon klubin: "Nuk i mbajti premtimet"

Lapsi.al 5 January 2019
Godin e Atletico, dashuria që u kthye në urrejtje, biografi spanjoll
Në kohën kur Diego Godin duket se është fare pranë largimit me parametër zero nga Atletico Madrid, me destinacion Inter, telashet janë të gjithë për klubin spanjoll. Kundër Colchoneros është pozicionuar gazetari i njohur dhe biografi José Ignacio Fernandez Navarro, që nuk e ka dhënë të sigurtë kalimin e mbrojtësit uruguajan tek Inter, por ka zyrtarizuar lamtumirën e tij nga Atletico. "Godin nuk ka mbyllur asnjë akord me Inter. Por në realitet është Atletico që ka bërë premtime për lojtarin, pas ofertës së Manchester United, e nuk i respektoi kurrë – shkruan ai në Tëitter -. E në fund, nuk bëri asnjë sforco për të rinovuar me kontratën e Godin". Gazetari spanjoll e ka me të gjithë ata që kritikojnë kapitenin e Uruguay, që shkon në skadencë kontrate në qershor. "Lexoj me të pështirë ata që që tani kritikojnë lojtarin – shtoi ai -. Kështu i trajtojmë legjendat? Eshtë për të ardhur keq".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI