Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Gazmend Musta del para gjykatës pas vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës

Lapsi.al 5 January 2019
Gazmend Musta del para gjykatës pas vrasjes së bashkëshortes dhe

Pasi vrau më 2 janar bashkëshorten dhe kunatën, Gazmend Musta ka dalë ditën e sotme para trupës gjyqësore të Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e arrestit.

Shkak i konfliktit mes agresorit dhe dy viktimave ka qenë dëshira e dy vajzave për të shkuar tek prindërit e tyre. Konflikti nisi pas një dreke familjare.

Merisa, motër e Gentianës dhe kunatë e Gazmendit, ka ndërhyrë për të ndarë bashkëshortët në momentin që është qëlluar me thikë nga 34 vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 më 2 janar, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festa.

Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 7 dhe 3 vjeç. Gazmend Musta është ndaluar nga uniformat blu pak minuta pas vrasjes së dyfishtë.

 

Të këshilluara

Tre lëkundje tërmeti brenda natës në Jug

Mbrëmjen e kaluar Jugu i Shqipërisë u trondit nga një tërmet, i cili është pasuar dhe prej dy lëkundjeve të tjera. E para ka qenë pak minuta më pas në orën 2...

11:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI