Flash

Shqiptari dhe greku burgosen për drogë në Britani vetëm pak ditë pas mbërritjes

Lapsi.al 4 January 2019
Shqiptari dhe greku burgosen për drogë në Britani vetëm pak

Një dyshe e fermerëve të kanabisit u arrestuan gjatë një bastisje policore vetëm disa ditë pas mbërritjes në Derbyshire. Ntenis Pteritai me origjinë greke dhe emigranti i paligjshëm shqiptar Mariglen Skendaj u kapën në një banesë ku prodhohej kanabisit.

Në total, 140 bimë të klasës B të drogës, me vlerë deri në 7,000 paund, u gjetën në një dhomë papafingo, e cila ishte përshtatur posaçërisht për rritjen e saj. Tani, dyshja është dënuar me një total prej pothuajse 4 vite burg për rritjen e drogës.

Gjyqtari Jonathan Bennett i gjykatës Derbyut, tha: "Dy prej jush u arrestuan më 16 nëntor, kur një banesë mbi një dyqan ku jetonit për një kohë të shkurtër është bastisur nga policia. Ishit duke e përdorur për rritjen e kanabisit dhe unë do ta përshkruaja atë si një fabrikë të vogël".

"Dy dhoma në papafingo ishin përshtatur për rritjen e kanabisit dhe një numër i konsiderueshëm i bimëve - rreth 140 - u gjetën aty".

Policia bastisi banesën në Skelë Lane, Chesterfield, rreth orës 10 të mëngjesit më 16 nëntor, ku Petritai, 23 vjeç dhe Skendaj, 36 vjeç ishin brenda saj. Ndërsa 23 vjeçari rezervoi të jepte komente, shqiptar pranoi para oficerëve se kishte ardhur javë më parë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria për në Londër.

Ai u tha oficerëve se nuk kishte para dhe u njoh me një njeri që e çoi në Derbyshire dhe e vendosi në atë banesë.

Të dy burrat u deklaruan fajtorë për një akuzë të prodhimit të kanabisit. Petritai u burgos për dy vjet, ndërsa shqiptari për 22 muaj pasi pranoi akuzën kur u arrestua. Pas periudhës së dënimit, ata mund të dëbohen megjithëse vendimi përfundimtar do t'i kalonte Sekretarit të Shtetit./ora news

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI