Flash

Mariza Ikonomi:Jeta e re në Karaibe

Lapsi.al 4 January 2019
Mariza Ikonomi:Jeta e re në Karaibe

Këngëtarja e njohur ka vendosur që të ngrejë një karrierë si aktore jashtë vendit dhe aq shumë i ka pëlqyer sa ka vendosur të largohet për pak kohë nga Shqipëria. “Udhëtova në të gjithë Europën Veriore, ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndiej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”,- ka thënë këngëtarja.

Por përveçse në muzikë, siç ka zbuluar gjatë udhëtimeve në Europë, ajo ka pasur mundësi të provojë edhe një eksperiencë mjaft të veçantë në teatër. Dhe duket se përveç të këndojë në hotele, aktrimi është puna e re e saj, nëse shohim fotot e fundit që ka postuar nga Spanja, ku pozon me veshjen e Kleopatrës, mesa duket, një nga rolet e saj. Për “Panorama Plus”, Mariza tregoi se aktualisht po jeton në Karaibe, ku dhe po vazhdon karrierën e saj të re jashtë Shqipërisë. Nuk është hera e parë që Mariza provon karrierë jashtë vendit, duke pasur parasysh faktin që para disa vitesh ajo qëndroi ca kohë në Francë.

Të këshilluara

Bebe Rexha në kërkim të një burri

Beqaria po e mbyt Bebe Rexhën. Këngëtarja me famë botërore ka disa kohë që deklaron se askush nuk i dhuron puthje duke treguar se ka 4 vite që është beqare. Po...

18:30

Ricky Martin, baba për herë të tretë

Ricky Martin është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka njoftuar vetë këngëtari në Instagram. “Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se jemi bërë prindër të nj...

13:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI