Flash

“Bileta vetëm për burra”: çudia e Superkupës italiane në Arabinë Saudite

Lapsi.al 3 January 2019
“Bileta vetëm për burra”: çudia e Superkupës

Ka nisur furishëm shitja e biletave për sfidën e Superkupës italiane, që do të luhet Jeddah (Arabia Saudite) në 16 janar mes Juventus e Milan. Biletat, në shitje për të apasionuarit arabë e për të gjithë tifozët në botë përmes platformës Sharek.sa, po shiten me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke regjistruar rreth 50mijë në vetëm pak orë.

Stadiumi King Abdullah Sports City Stadium ka një kapacitet prej rreth 60 mijë tifozësh, kështu që parashikohet që për ndeshjen të gjitha vendet të jenë të zëna.

Cdo tifoz mund të blejë vetëm një biletë. Në komunikatën zyrtare ku janë shpjeguar procedurat për blerjen e biletave (gjë që nuk ka kaluar pa polemika) sqarohet se sektorët e caktuar si “singles” janë të rezervuar vetëm për burra, ndërsa sektorët e caktuar si “families” janë një miks për burra e gra". Për kujtesë, gratë në stadium, mund të asistojnë në manifestime sportive vetëm nga fillimi i 2018 dhe vetëm në sektorë të caktuar.

Të këshilluara

Video/ Rashford siguron fitoren e United

Manchester United shënon edhe golin e dytë në transfertën me Neëcastle, duke siguruar kështu tre pikët e radhës, kur kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfund...

22:43

Marek Hamsik bën banjë në... dëborë

Pauza e gjatë dimërore e kampionatit i ka lejuar futbollistët të zbaviten, por nëse shumica zgjedhin destinacione ekzotike, ka edhe nga ata që preferojnë dimrin...

17:47

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI