Flash

Shpenzimet më të larta për shëndetin në Vlorë dhe Fier

Lapsi.al 2 January 2019
Shpenzimet më të larta për shëndetin në Vlorë dhe

Familjet fierake dhe vlonjate kanë shpenzimet më të larta për sa i përket shëndetit në raport me totalin e shpenzimeve që ato kryejnë.

Nga të dhënat e publikuara në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017,  Qarku i Fierit mbante rekordin për peshën më të lartë të shpenzimeve për shëndetin, me 5.1% të totalit të shpenzimeve. Qarku i Fierit është i klasifikuar si një vend me nivel të lartë të ndotjes për shkak të hidrokarbureve sipas autoriteteve. Më pas renditej Vlora, ku shpenzimet për shëndetin i peshuan familjeve vlonjate rreth 4.9% të totalit të shpenzimeve, rreth 1 pikë përqindje më e lartë se mesatarja kombëtare e peshës për shpenzimet për shëndet. Shpenzimet më të larta se mesatarja janë raportuar edhe në Berat, me 4.6% dhe në Gjirokastër me 4.5%. Qarku i Gjirokastrës prej vitesh po vuan fenomenin e plakjes së popullsisë, gjë e cila shoqërohet edhe me shpenzime të shtuara për shëndetin. Në kryeqytet pesha për shpenzimet për shëndet është 4.1% e totalit, më rritje. Sipas ABF në 2017, pesha e shpenzimeve për shëndet llogaritej 3.9%. Në qarqet e tjera të vendit, si Durrësi, Shkodra, Lezha, Korça dhe Elbasani, pesha e shpenzimeve për shëndetin varion nga 3- 3.8% e totalit. (shiko grafikun) Pesha më e ulët e shpenzimeve për shëndet është Kukës dhe Dibër. Në Kukës pesha e shpenzimeve për shëndet ishte sa 2.4% e totalit të shpenzimeve. Ndërsa Dibra ka shënuar përqindjen më të ulët të shpenzimeve për shëndetin. Për sa i përket Bashkimit Europian, sipas Eurostat shpenzimet e familjeve për shëndet ishin sa 4% e totalit. Belgjika mban rekordin për peshën më të lartë ndër vendet anëtare të BE-së me 6.6% të totalit. Pas saj renditen Çekia me 6.3% dhe Rumania me 6%. Në Gjermani shpenzimet për shëndet ishin 5.2% e totalit. Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore po vuajnë gjithashtu prej fenomenit të plakjes. Burimi i informacionit: Monitor

Të këshilluara

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

Nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo në Athinë, janë arratisur dy shqiptarë, Elvis K. dhe Leonard P. Dy shqiptarët janë dënuar për shkak të grabitjeve ...

11:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI