Flash

Gjoba nga 1 deri në 3 milionë për akademikët me tituj të marrë nga punime plagjiaturë

Lapsi.al 2 January 2019
Gjoba nga 1 deri në 3 milionë për akademikët me tituj

Lindita Nikolla, para se të shkarkohej pa vullnetin e saj, ka hartuar dhe projektligjin e fundit si ministre, duke përmbushur edhe një nga kërkesat e studentëve, vettingun e Pedagogëve dhe gradave shkencore.

Bëhet fjalë për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë. Top Channel zbardh projektligjin e plotë të Ministrisë së Arsimit, i cili parashikon verifikimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore të dhënë nga Universitetet ku sanksionohen penalitete të rënda financiare për hajdutët e punimeve shkencore. Neni 20 i projektligjit flet për shkeljet e rënda në kërkimin shkencorë ku si te tilla janë parashikuar:1- Plagjiatura;2- Falsifikimi;3- Fabrikimi;4- pranimi dhe/ose paraqitja e punimeve pranë një organi haptazi jokompetent ose të paautorizuar në fushën përkatëse. Po sa do të kushtojnë këto shkelje nëse konstatohen? Neni 31 i projektligjit parashikon që për këto shkelje te vendosen gjoba nga 1 milion deri ne 3 milion lekë të reja, heqja e gradës shkencore si edhe ndërprerjen e kontratës së punës. Po gjoba nuk shkon vetëm për studentin në këtë rast. Ligji parashikon gjithashtu se 50% te masës së gjobës të studentit e merr pedagogu udhëheqës, 30 % i marrin oponentët. Po aq marrin edhe recensuesit. Po si do të bëhet verifikimi i gradave dhe titujve shkencorë? Nisma ligjore parashikon ngritjen e Këshillit të Etikës pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre kërkimore, të cilët verifikojnë të parët shkeljet e punimeve shkencore. Ndërsa pranë Akademisë së Shkencave ngrihet Kolegji i Etikës si organi më i lartë që shqyrton ankimimet e palëve ndaj vendimeve të këshillave të etikës si dhe ka të drejtë të nisë verifikimet për një shkelje të caktuar edhe me nismën e tij. Kërkesë-ankesat, paraqiten fillimisht pranë Këshillave të Etikës. Të drejtën e ankimimit e kanë individë apo institucioni ku është paraqitur punimi apo punon punonjësi si dhe jo më pak se tre anëtarë të Këshillit të Etikës. Brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesë ankesës këshillit të etikës duhet të marrë vendim ndërsa penalitetet financiare mund të ankimohen në gjykatë. Projektligji në fjalë është ende në fazë konsultimi dhe pritet që shumë shpejt të miratohet nga Këshilli i Ministrave për t’ia përcjellë më pas Kuvendit për miratim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI