Flash

"Cristiano Ronaldo më i miri i historisë": Paratici nuk kursehet në elozhe dhe tregon sekretet e CR7

Lapsi.al 2 January 2019
"Cristiano Ronaldo më i miri i historisë": Paratici nuk

Juventus dhe Cristiano Ronaldo janë bërë një markë e pandashme dhe përtej asaj që dhuron portugezi në fushë, klubi kampion i Italisë ka nisur lobimin për ti bërë eko cdo arritje të portugezit. Ishte radha e drejtorit sportiv bardhezi, Fabio Paratici të elozhonte portugezin për Record: "Juventus ka qenë gjithnjë klub i madh, por me arritjen e CR7 niveli i të gjithë lojtarëve është rritur me 20-30%. Ai është më i miri i historisë, e thonë trofetë e fituar".

"Kur të gjithë shohin se më i miri në botë vjen një orë para në stërvitje e ikën një orë më pas, si mund të bësh më pak? Bëhet një sfidë për të gjithë - shpjegon Paratici - Më i miri i historisë? Po, kështu thonë numrat. Shohim titujt e fituar, sepse për ato luhet: nëse je i zoti dhe në fund nuk fiton asgjë është vështirë të futesh në elitën e më të mirëve".

Karakteristika e portugezit që e ka befasuar më shumë Paratici: "Përulësia dhe kjo bën diferencën. Është dicka që e kemi vënë re gjatë viteve edhe tek Buffon, Pirlo, Tevez: është pjesë e ADN-së së kampionëve".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI