Flash

QKUM: Këtë vit ka patur 1 të dëmtuar nga fishekzjarret, shumica e teprojnë me alkoolin

Lapsi.al 1 January 2019
QKUM: Këtë vit ka patur 1 të dëmtuar nga fishekzjarret,

Qëndra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore është përballur me një fluks telefonatash nga qytetarët gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Gjatë natës së vitit të ri kemi patur mbi 1200 telefonata nga qytetarët, kryesisht për probleme të intoksikimit etilik, ku nga këto janë kryer mbi 300 vizita në shtëpi pra misione shpëtimi”, shprehet Lejdi Kazazi, mjek në Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore.

Vetëm një person rezulton i dëmtuar nga fishekzjarret në bazë të të dhënave të QKUM-së. Pavarësisht kësaj, ka patur disa problematika të tjera.

“Përveç alkoolit, kemi patur edhe raste të problemeve kardiake, ndërkohë që një rast me traumë në gishta është dërguar në spitalin ushtarak për ndihmë mjekësore”, shprehet mjeku Kazazi.

Natën e ndërrimit të viteve janë ndihmuar dhe disa persona prej aksidenteve rrugore, ndërsa për një urgjencë në një zonë të thellë është përdorur helikopteri.

Të këshilluara

Qëllohet me armë 31-vjeçari në Fier

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një i ri është plagosur në qytetin e Fierit. 31 vjeçari me iniciale J.S. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndo...

10:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI