Flash

Rama për Erion Veliajn: Nuk e ka të gjatë, do të varet në pemë si shembull

Lapsi.al 31 December 2018
Rama për Erion Veliajn: Nuk e ka të gjatë, do të varet

Kryeministri i vendit është pyetur ditën e sotme në lidhje me marrëdhënien e tij me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, me të cilin diskutohet se relatat nuk janë dhe aq të mira së fundmi.

Rama me portret tepër serioz, por duke dhënë një përgjigje ironike ndaj gazetarit është përgjigjur se brenda PS-së ka komplot, dhe se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nuk do ta ketë të gjatë. "Ai mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet vetë pasi grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë", u shpreh Rama.

“Po, ka komplot në PS dhe jam shumë i shqetësuar për këtë komplot lëvizje konspirative që synon gjëra shumë më të rënda që nuk i ndaj dot me ju, jemi duke menduar për një gjyq popullor dhe dënime të rënda, shumë të rënda, internime, dhe nuk diskutohet që koka është kryetari i bashkisë së Tiranës, ai është në krye të këtij komploti i mbështetur nga ish ministri i Brendshëm, ka edhe të tjerë por nuk ua them dot, dyshohet dhe për institucione të tjera në këtë konspiracion.. ka të dhëna që ka edhe studim shkencor të doktoreshës Kryemadhi për goditjen e qeverisë dhe më vjen keq që më kapët gafil por jam i detyruar ta pranoj.

Por ju siguroj që ky grup nuk e ka të gjatë, Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë dhe do të jetë pjesë e një vepre që do të shkruaj dhe do t’ua jap me autograf’-tha Rama.

Përgjigjen e kryeministrit do të mund ta dëgjoni: 01:38:00.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/543472232786129/

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI