Flash

Ndarjet më të bujshme të vipave shqiptarë gjatë 2018-ës

Lapsi.al 31 December 2018
Ndarjet më të bujshme të vipave shqiptarë gjatë

Ndarjet e disa prej vipave shqiptarë zunë një faqet kryesore në mediat rozë.  Këtë vit shumë mardhënia disa vjecare përfunduan nga arsye të ndryshme dhe normalisht sekrete.

Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja

Eneda Tarifa  dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Erjon Zaloshnja i dhanë fund martesës 18-vjecare. Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për këtë gjë, por të gjithë uhabitën nga kjo ndarje pasi ata gëzonin një marrëdhënie shumë të shëndetshme, sipas miqve më të afërt.

Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni

Martesa e gjatë e Jonida Maliqit dhe biznesmenit Gent Prizreni mori fund pas 17 vitesh. Këngëtarja, e cila është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private ka preferuar të heshtë  në lidhje me arsyet e ndarjes por ka deklaruar: “Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është”.

Albi Nako & Klaudia Pepa

Pas shumë kohe së bashku, koreografi Albi Nako dhe balerina  shqiptare Klaudia Pepa i dhanë fund romancës së tyre shumëvjeçare , duke përfunduR në divorc. Ishin vetë artistët që pranuan ndarjen me deklaratat e tyre mirëpo gjithmonë duhet theksuar se raporti i mirë mes tyre vazhdon edhe sot, marrëdhënie kjo qe nuk haset shumë shpesh tek ndonjë çift i ndarë.

Bora Zemani dhe Vin Veli.

Ndarja mes Borës dhe Vin Velit ishte padyshim një nga më të bujshme në botën e shoWbizit. Moderatorja dhe Dj i njohur i dhanë fund marrëdhënies së tyrë disavjecare. Sipas të dyve, ndarja erdhi dhe pse ata u përpoqën që t’ja dilnin.

Beatrix Ramosaj & Ervi Cenolli

Ndarja e këngëtares Beatrix Ramosaj nga partneri i saj Ervi Cenolli ishte po ashtu një temë mjaft e diskutuar  në mediat rozë. Mirëpo, pavarësisht pyetjeve për arsyen e ndarjes së papritur, këngëtarja Ramosaj kishte vendosur të mos zbulonte ndonjë detaj por duke përmendur që vazhdon të ruaj respektin për ish të dashurin. U aludua që projekti i saj  “Pa ndjenjë” ishte një projekt kushtuar ish-it, klip ky që u përfol edhe për skena të nxehta që përmbante.

Faton Shoshi & Era Istrefi

Faton Shoshi dhe Era Istrefi, i dhanë fund mardhënies së tyre gjatë vitit 2018 për arsye ende të paqarta. Këngëtarja e cila na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve me këngën e saj “Bon Bon” arriti të fitojë miliona klikime ku edhe debutoi në tregun ndërkombëtar. I gjithë suksesi që arriti ndodhi falë menaxherit (Fatonit), i cili njëherësh ishte edhe i dashuri i këngëtares. Lidhje kjo e cila u mundua të mbahej e fshehur. Por, pas shumë sukseseve dhe bashkëpunimeve shumëvjeçare erdhi edhe tek ndarja personale ashtu edhe tek ajo profesionale.

 

Të këshilluara

Vesa Luma: Viti 2018 viti i ndryshimeve

Duket se viti që po lemë pas ka qënë një vit plot mësime për këngëtaren Vesa Luma. Në këtë prag të ndërrimit të viteve ajo ka treguar publikisht 12 mësimet e rë...

17:41

Dasmat e bujshme të 2018-tës

Princ Harry dhe Meghan Markle Padyshim kjo ishte martesa më e bujshme e cila mori vëmendjen e të gjithve. Princ Harry dhe Meghan Marcle u martuan në Maj të 2...

17:16

Sulmi i 2018-tës nga MGK për Eminem

E gjitha filloi kur MGK bëri një koment rreth vajzës së Eminem se ajo është shumë seksi. Kaq mjaftonte dhe Eminem i’u kundërpërgjigj me disa rreshta në albumin ...

15:04

Pas Stines dhe Mateus Frroku drejt ndarjes

Ky fundvit duket se nuk ka qënë dhe aq i mbarë për disa të famshëm shqiptar. Pas Stines një tjetër këngëtar shqiptar ka zbuluar ditën e sotme se i ka dhënë fund...

13:18

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI