Flash

Daçiç flet për marrëveshen me Kosovën: Çfarë kanë vendosur SHBA e Rusia

Lapsi.al 30 December 2018
Daçiç flet për marrëveshen me Kosovën:

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të organizuar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për ta (SHBA) është e rëndësishme që Rusia të dakordohet dhe të marrë pjesë në këtë marrëveshje, me përjashtim të pjesë së udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE). Fuqitë e mëdha duhet të jenë garantues të marrëveshjes, sepse duhet të kalojë nëpër Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Daçiç për gazetën serbe “Politika”.

Ndërkohë, Daçiç është pyetur në lidhje me faktin se sa e rëndësishme është për presidentin amerikan Donald Trump zgjidhja e çështjes së Kosovës, tha se Amerika është pro një marrëveshje me Serbinë.

Të këshilluara

Masakër në Elbasan, tre të vrarë

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, duke lënë pas tre persona të vdekur. Një prej viktimave është shtetas...

22:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI