Flash

Befasia/ Lamtumirë Milan, Muriel zgjedh Fiorentinën

Lapsi.al 30 December 2018
Befasia/ Lamtumirë Milan, Muriel zgjedh Fiorentinën

Luis Muriel zgjedh Fiorentina, si destinacionin e tij të ardhshëm, duke anashkaluar kështu Milan, pranë të cilit ishte në orët e para të mëngjesit. Mbetet vetëm firma për ardhjen e sulmuesit kolumbian nën urdhërat e Pioli. Për lojtarin e Sevilla, mes ambicjeve të Champions të Milan dhe prespektivës së reduktuar europiane të Fiorentinës, ka patur rëndësi hapësira e garantuar në Firence. E pikërisht në këtë fakt drejtori sportiv i toskanëve Pantaleo Corvino insistoi për të bindur kolumbianin (që vetë ai e kishte zbuluar në kohët kur militonte tek Lecce) të zgjidhte klubin e Della Valle.

Milan e Sevilla kishin arritur akordin për një huazim (500 mijë euro) me të drejtën e blerjes të fiksuar për 13 milionë. Por fjala e fundit i takonte Muriel, për të zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme për të bërë kthimin në Itali nga Spanja (bilanci: 6 ndeshje e 1 gol në Liga në ktë sezon plus 5 prezenca në Europa League e 2 gola). Kolumbiani vendosi për Fiorentinën, duke respektuar fjalën që i kishte dhënë klubit toskan, që e ka dashur gjithnjë. Tani Fiorentina duhet të gjejë mirëkuptimin me andaluzianët: formula mbetet gjithnjë ajo e huazimit me të drejtën e blerjes.

Të këshilluara

Video/ Pokerin e United e kompleton Lukaku

Është një furi e vërtetë skuadra e Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford. Djajtë e Kuq shënojnë edhe golin e katërt përballë Bournemouth, duke siguruar tashmë fi...

19:05

Video/ Super Pogba dyfishon për United

Në Old Trafford ka një dominues: Manchester United, që shënon edhe golin e dytë përballë Bournemouth. Është përsëri Poul Pogba, që realizon dygolëshin e parë pë...

18:15

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI