Flash

Vasili: 7 xhuxhat e rinj të kabinetit qeveritar gajasën dynjanë me hiçgjënë që përfaqësojnë

Lapsi.al 29 December 2018
Vasili: 7 xhuxhat e rinj të kabinetit qeveritar gajasën dynjanë

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, ka vazhduar edhe sot me komentimin e lëvizjeve të mëdha që u bënë dje në qeveri.

Vasili shkruan se: “7 xhuxhat e rinj në kabinetin qeveritar kanë një meritë të madhe se gajasën dynjanë me hiçgjë-në, që përfaqësojnë”. Me këtë ai i referohet anonimatit të ministrave të rinj, emrat e të cilëve pak njihen prej qytetarëve.

“7 xhuxhat e rinj ne qeveri si teshtima dhe gromesima e Rames?7 xhuxhat e rinj ne qeveri kane nje merite te madhe se gajasen dynjane me hicgje-ne, qe perfaqesojne. 7 xhuxhat jane thjesht teshtima dhe gromësima e radhes e Edi Rames. 7 xhuxhat e rinj te qeverise kane vlere dhe mund te zgjasin aq sa zgjat nje gromesime.

Llogarine e hapur Edi Rama e ka me shqiptaret dhe jo me 7 xhuxha po as me 17 fatin nuk e tij e ndryshon dot, se qindra milion euro-,t e grabitura nga ai kerkojne shpagim qe fillon nga burgu. As xhuxhat as breshkat nuk ja sjellin dot frymen Edi Rames, se sado qe merr fryme nga lart i del e gjitha nga poshte se eshte çpuar krejt”, shkruan Vasili.

Të këshilluara

Më lehtë ministrat, se patatet

Nga Astrit Patozi Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri. - Po çfarë të them unë? iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëta...

16:54

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI