Flash

Rritet taksa e pagave të larta. Shkak, efekti i rritjes së pagës minimale

Lapsi.al 29 December 2018
Rritet taksa e pagave të larta. Shkak, efekti i rritjes së pagës

Vendimi i qeverisë që rrit pagën minimale nga 24 në 26 mijë lekë në muaj prek edhe për punonjësit që kanë rroga më të larta, të cilët tani duhet të paguajnë më shumë sigurime në shtet. Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, kur qeveria rri pagën minimale, atëherë automatikisht rritet në të njëjtën masë dhe paga maksimale mbi të cilën mbahen sigurimet shoqërore.

Deri më tani paga maksimale mbi të cilën mbahen sigurimet shoqërore është 105 mijë e 850 lekë. Por për shkak të rritjes së rrogës minimale, nga 1 janari do të rritet automatikisht edhe paga maksimale për efekt të sigurimeve duke arritur në 114 mijë e 670 lekë në muaj.

Por si e ndikon kjo pagesën e sigurimeve?

Sipas ligjit masa totale e sigurimeve shoqërore që paguhen mbi një pagë është 24.5 për qind e rrogës. Nga këto 15 për qind i paguan punëdhënësi dhe 9.5 për qind punëmarrësi.

Pra një punonjës i cili paguhet mbi 105 mijë lekë në muaj, aktualisht I mbahen 10 mijë lekë sigurime shoqërore. Por nga data 1 janar shuma e sigurimeve që duhet të paguajnë këta të punësuar rritet në 10 mijë e 900 lekë. Pra nga 1 janari tëë punësuarit me paga mbi 105 mijë lekë në muaj do të paguajnë rreth 900 lekë më shumë sigurime në muaj.

Sigurimet rriten edhe për pjesën që paguan punëdhënësi. Nëse llogariten të dy efektet atëherë rritja totale e sigurimeve është mbi 2 100 lekë në muaj. Ligjërisht punonjësit duhet të paguajnë vetëm pjesën e tyre, pra 900 lekë shtesë në muaj. Por në Shqipëri, shpesh kompanitë ja u transferojnë punonjësve të gjithë rritjen, përfshirë edhe pjesën që u takon atyre duke ulur pagën neto.(TCH)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI