Flash

Genc Sejko përlotet: 18 vjeçari u nis në Angli duke u mbajtur poshtë maunes

Lapsi.al 29 December 2018
Genc Sejko përlotet: 18 vjeçari u nis në Angli duke u mbajtur

Genc Sejko, është organizatori kryesor i protestës së emigrantëve, të cilët kanë qëndruar dy ditë përpara kryeministrisë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sejko u përlot teksa rrëfeu historinë e një 18 vjeçari që u largua drejt Anglisë duke u kapur poshtë një mauneje për shkak se nuk kishte para që ta paguante atë.

'Para se të vija këtu takova Besin, një djalë nga Tirana, që nuk kishte lek me hip në maune. U fut nën maune, 18 vjeç dhe thotë kisha shtrënguar aksin nga frika se do të bija. Të gjithë keni fëmijë, të gjithë keni vëllezër, 18 vjeç. Kisha frikë se do kotesha, do bija dhe do bëhesha copa, tha.Për kë është kjo Shqipëri? Ktheni vëmendjen për ata që janë më afër jush. Nuk janë këta, këta e kanë siguruar veten. Kush është më afër jush?' u shpreh Sejko.

https://www.youtube.com/watch?v=Z_nSifYSQgE

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI