Flash

Basha te banorët e 'Astirit': Opozita t'i paraprijë protestave

Lapsi.al 29 December 2018
Basha te banorët e 'Astirit': Opozita t'i paraprijë

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në protestën e banorëve të Unazës së Re. Duke shprehur mbështetjen e opozitës për çdo protestë, ai tha se vitin e ardhshëm duhet të nisë beteja për një Shqipëri të zhvilluar. Basha tha se rruga për t'i kthyer Shqipërinë shqiptarëve është rruga e qëndresës dhe përballjes. Kreu i demokratëve u shpreh se afera e Unazës së Madhe do të marrë zgjidhje vetëm kur ata që janë përgjegjës të jenë prapa hekurave.

"Mund ta themi me gojën plot se kjo qëndresë e cila nisi në ditët me të errëta të këtyre banorëve, sot së bashku me protestën e studentëve është kthyer në shpresën e çdo shqiptari për një vit ndryshimi të madh. Ky ndryshim do të vijë, do të vijë kur e gjithë Shqipëria të ushtojë siç ushton unaza. Këtu vendosim ne, këtu vendosin qytetarët. Me këtë shpresë dhe besim ta nisim betejën për një Shqipëri të zhvilluar vitin e ardhshëm me fuqi dhe besim tek njëri-tjetri, me besim tek Shqipëria, tek e ardhmja për veten tuaj dhe për fëmijët tanë. Ky është misioni më i rëndësishëm dhe PD dhe opozita ka sot, të jenë në krah të qytetarëve dhe t'i prijnë protestës qytetare për ta mposhtur të keqen dhe për ti hapur rrugë Shqipërisë së shpresës dhe besimit. Unaza e Re, Teatri, drama e arsimit të lartë janë simptomat e një sëmundje fatale që ka kapur këtë sistem të kalbur politik. Rruga për ta shembur këtë sistem politik është rruga e qëndresës dhe rruga e bashkimit. Ndonëse janë mbledhur këtu në muzg dhe errësirë, e kanë ndriçuar rrugën me praninë dhe qëndresën. Rruga për t'i kthyer Shqipërinë shqiptarëve është rruga e qëndresës, rruga e përballjes deri në shembje, deri në tullën e fundit çmontimin, deri në vidhën e fundit të këtij mekanizmi që ka vjedhur, shtypur dhe mashtruar shqiptarët dhe rikthimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë që ofron vende pune, zhvillim dhe dinjitet për qytetarët shqiptarë", tha Basha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI