Flash

Historia/ Nga lindja e grupit OTR deri te intrigat dhe pse Noizy njihet si i pabesë

Lapsi.al 27 December 2018
Historia/ Nga lindja e grupit OTR deri te intrigat dhe pse Noizy njihet si i

Me gjasë shumë e mbajnë mend hyrjen në tregun shqiptar të grupit “OTR”, i cili përbëhej nga djem të sapo kthyer nga Anglia me dëshirën e madhe për të sjellë një frymë të re të Rap-it në skenën shqiptare.

Në mesin e këtyre të rinjve ishte edhe Edmond Nesardi, i njohur me emrin artistik si “Krimineli”. I riu nga Shkodra u fut fuqishëm në industrinë muzikore asokohe, e madje mori pjesë edhe në fstivale muzikore të tilla si “Top Fest”.

https://m.soundcloud.com/user-874337628/sets/ruget-e-zeza

Ai ndërroi jetë në vitin 2011 dhe që atëherë askush nuk ka folur për të. Sipas JOQ një i afërm i  Edmondot,  rrëfen përplasjen e me Noizyn.

Sipas të afërmit të Edmondi,  u padit nga Noizy, i cili edhe pagoi një avokat që ta linte në burg.

Ai shkruan:

Përshëndetje! Vëllai im (e quaj vëlla nga afrimiteti me të), ka vdek dhe pata qejf me e kujtu për të gjithë ata që e kanë harruar.

Edmond Nersadi nga Shkodra emigroi që në moshë të re në Angli dhe aty filloi të shkruante vargjet e para për rrugën.

Pas 8 vitesh në Angli u kthye nga autoritetet britanike në Shqipni dhe filloi karrierën në muzikë dhe ka qenë një prej themeluesve të grupit “OTR” bashkë me J.R dhe Blazzer. Mirëpo kur doli një mixtape nga Noizy ititulluar “Mos Wanted”, ndodhi një përçarje mes Noizyt dhe grupit të OTR si: J.R, ‘Krimineli’, Blazer dhe Nice. Përçarja nisi midis J.R, Noizytdhe ‘Kriminelit’ sepse Noizy donte që shokët e tij të ishin “ushtarë të OTR”.

Acarimi arriti deri aty sa Noizyështë rrahur me shkop bejsbolli ngaKrimineli.

Pas kësaj ‘Krimineli’ (Edmondi), u arrestua dhe kjo ndodhi sepse ishteNoizy ai që e denoncoi dhe pagoi një avokat vetëm që ta linin në burg.

Për këtë, ‘Krimineli’ bëri 6 muaj burg në Durrës dhe ndërroi jetë disa muaj pas lirimit nga një infarkt në zemër me datë 24 Prill 2011 dhe nuk ndodhet më mes familjes dhe shokëve.

Arrestimi i ‘Kriminelit’ çuditi jo pak publikun sepse Noizy dhe djemtë e OTR po arrinin kulmin e “karrierës” në ato vite. Që prej asaj dite e sot,Noizy quhet “i pabesë” dhe “tradhtar” nga disa djem që ishin pjesë e grupit. As J.R e as Noizy nuk janë më në grupin OTR pavarësisht se çfarë thonë dhe publiku kërkon që të tregohet e të zbardhet kjo histori e gjatë para mediave.

Vëllai ynë ‘Krimineli’ vërtet ka vdekur, por ai gjithmonë do të kujtohet për muzikën që solli me rrymën Rap & Hip Hop.

Këto janë edhe këngët e ‘Kriminelit’ të publikuara dhe kënga shpjegon pothuajse të gjitha gjërat!”

I afërmi i Edmondit, ka dërguar këngën “Non Stop” të ‘Kriminelit’, e vitit 2008, si një mesazh për të gjithë ata që e harruan dhe e braktisën atë. Ndërsa me insistim kërkon që gjithçka të zbardhet nga të gjallët që ‘Krimineli’ la pas.

Të këshilluara

Drake merr dhuratën e parë si baba (Foto)

Drake është baba dhe djali i tij Adonis, edhe pse nuk është bërë personazh publik për momentin, mund të jetë vogëlushi më i famshëm. Me rastin e Krishtllindj...

18:11

Nesliham Atagyl: Nuk jam gati për fëmijë

Neslihan ka folur së fundmi rreth jetës së saj private dhe planeve për të ardhmen.Ndryshe nga çka prisnin të dëgjonin fansat, Neslihan duket se nuk e ka aspak n...

16:10

Hande Ercel shqetëson fansat me pamjen e saj

Hande Erçel së fundmi ka shqetësuar të gjithë fansat e saj me postimin që ka bërë në Instagram. Që periudha e fundit nuk ka qenë aspak e qetë apo e lumtur për t...

15:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI