Flash

Fundviti i tmerrshëm për Ancelotti: e nis 2019 pa Koulibaly, Insigne dhe Hamsik

Lapsi.al 27 December 2018
Fundviti i tmerrshëm për Ancelotti: e nis 2019 pa Koulibaly, Insigne

Makth është pak të quhet fundi i vitit për Napolin dhe Carlo Ancelotti. Pas kartonave të kuq me pasojë skualifikimet për dy ndeshje të Koulibaly e Insigne, në humbjen me Inter, vijnë të tjera lajme të këqija nga infermeria: kapiteni Marek Hamsk, i cili doli pas 20 minutash nga fusha në San Siro, pas kontrastit me Borja Valero, ka pësuar një traumë muskulare, të gradës së parë në bicepsin e femurit të kofshës së djathtë.

Rezultati i rezonancës magnetike ishte pikërisht ai që Ancelotti nuk donte të dëgjonte: kohët e rikuperimit të paktën një muaj. Shumë problem për teknikun e Napolit: të shtunën duhet të përballet me Bologna e Filippo Inzaghi, ish-sulmuesi i tij në kohët e Milan, pa tre lojtarët e tij më të rëndësishëm. E nuk do ti mungojnë vetëm në këtë ndeshje…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI