Flash

Deklarata bombë e Figc: "Inter-Napoli ishte për tu ndërprerë"

Lapsi.al 27 December 2018
Deklarata bombë e Figc: "Inter-Napoli ishte për tu

Një ditë pas episodit të shëmtuar në San Siro që ka parë Kalidou Koulibaly të marrë fyerje raciste, ka ndërhyrë prokura e Federatës Italiane të Futbollit (Figc), Giuseppe Pecoraro. "Për mua Inter-Napoli duhej të ndërpritej për shkak të koreve raciste kundër Koulibaly, e në fakt njerëzit tanë kanë sinjalizuar funksionarët e rendit public dhe arbitrin e katërt se skuadra napoletane kërkonte ndërprerjen", ka thënë ai për agjensinë e lajmeve Ansa.

"Vendimi nuk na takon ne, por rendit publik në mirëkuptim me arbitrin. Për sa na përket, është në zhvillim kontrolli i komunikimit për sa ka ndodhur, me gjykatësin sportiv", ka shtuar Pecoraro. Tani Inter rrezikon shumë sepse edhe në nëntor ishte gjobitur për shkak të koreve diskriminuese territorial pikërisht kundër Napolit.

Nicchi: "Arbitrat bëjnë atë që duhet"

"Kore raciste? Nuk kemi asgjë për të thënë, ka shumë njerëz që spekulojnë". Marcello Nicchi, presidenti i Aia, ka ndërhyrë në lidhje me episodin e racizmit gjatë Inter-Napoli e mbi kërkesën për ndërprerjen e ndeshjes, kërkuar nga tekniku i Napolit Carlo Ancelotti. "Gjithcka duhet bërë, ne e bëjmë", ka shtuar për Lapresse shefi i arbitrave italianë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI