Flash

Një natë e shthurur në diskotekë para vonesës: prapaskena e çështjes Nainggolan

Lapsi.al 25 December 2018
Një natë e shthurur në diskotekë para vonesës:

Nuk është vetëm vonesa e panumërt në stërvitje në qendër të pezullimit me kohë të pacaktuar të Radja Nainggolan. Në fakt, ka më shumë dhe bëhet fjalë për një natë të gjatë në diskotekë, duke festuar pavarësisht barazimit zhgënjyes kundër Chievo, me një provë për tu harruar prej belgut. Ajo që precipitojë situatën, sipas burimeve brenda klubit, është edhe një takim i rrezikshëm me tension të lartë me disa eksponentë të ultra zikaltër, aspak miqësor duke parë situatën e skuadrës e të Nainggolan mbi të gjithë.

Vonesa që pasoi në stërvitjen e mëngjesit ishte vetëm pika që derdhi gotën, me Marotta që nuk mund të mos e ndëshkonte lojtarin për mungesën e përsëritur të respektit ndaj skuadrës, shoqërisë e tifozëve përpara ndeshjes së rëndësishme me Napoli.

Me dy fitore në 9 ndeshjet e fundit, Inter përgatitet të presë vendin e dytë të renditjes në ditën e Shën Stefanit. Në vend të Nainggolan duhet të luajë Vecino me Brozovic e Joao Mario, rikthimi i Asamoah është një dhuratë e cmuar për Spalletti që nuk e kishte menduar kurrë të tradhëtohej në vazhdimësi nga Ninja i tij.

Të këshilluara

Higuain-Chelsea: Juve bekon marrëveshjen

Ndërsa Milan dhe Chelsea diskutojnë shkëmbimin e mundshëm mes Higuain dhe Morata-s, nga Juve duket se ka ardhur drita jeshile, e rëndësishme dhe e nevojshme për...

19:39

Yjet e futbollit festojnë Krishtlindjet

Siç është bërë zakon prej shumë vitesh, yjet e botës së futbollit kanë ndarë me admiruesit e tyre të panumërt urimin e Krishtlindjeve. Që prej disa orësh, fotog...

22:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI