Flash

Koulibaly rinovim prej lojtar klasi: Napoli mban larg senegalezit United

Lapsi.al 24 December 2018
Koulibaly rinovim prej lojtar klasi: Napoli mban larg senegalezit United

Napoli mban shtrënguar Kalidou Koulibaly, një prej mbrojtësve më të fortë dhe më të kërkuar në Europë, ku më i vendosuri ishte Manchester United. Palët në fakt kanë gjetur akordin për një prekje të ndjeshme të pagesës, në kontratën që e firmosi në shtator dhe me skadencë deri në qershor 2023: qendrori senegalez do të kalojë nga 3,5 milionë euro që fiton aktualisht në 6 (përfshirë bonuset), një shifër që do ta bëjë mbrojtësin më të paguar në Serie A, përpara Leonardo Bonucci.

De Laurentiis nuk ka asnjë qëllim të privohet nga mbrojtësi më i kërkuar në botë e ka ndërhyrë sërisht tek pagesa, që mund të ishte pika më e dobët e lidhjes që Koulibaly ka me Napolin. Një mënyrë për të treguar jo vetëm me fjalë rëndësinë që ka lojtari për projektin e Napoli.

Sic bëhet e ditur, nuk është përfshirë asnjë klauzolë e zgjidhjes së kontratës, kështu që do të jetë klubi ai që do të vendosë shifrën në rast të një shitje të ardhshme. Një mundësi që De Laurentiis për momentin nuk do absolutisht ta marrë në konsideratë, por që në verë mund ti sjellë oferta konkrete rreth 100 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI