Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Vijon debati viral me Roberto Cavalli dhe çiftit Ferragnez

Lapsi.al 23 December 2018
Vijon debati viral me Roberto Cavalli dhe çiftit Ferragnez

Në muajin nëntor, Roberto Cavalli shpërtheu në ofendime në profilin e blogeres së njohur, Chiara Ferragni. Bjondja bukuroshe kishte pozuar me bikini për të reklamuar jo vetëm linjat e rregullta pas lindjes por edhe eventin e “Intimissimi” në Milano.

Por Cavalli i ka bërë disa kritika të forta mëmësie që lidhen me faktin që ajo nuk e ka ushqyer djalin me qumësht gjiri:

“Po i bën reklamë kërthizës!! Kush mendon se je! Ti je thjesht një makineri parash! Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën. Nuk e ke ushqyer me gji! Kishe frikë se mos të prishej gjoksi!” – shkruante ai, por më vonë erdhi edhe një letër nga shtëpia e modës ku i kërkohej falje Ferragni-t.

Mirëpo, duket se Cavalli nuk ka zënë mend dhe i është sulur sërish profilit të Chiarës, këtë herë për të vënë në lojë martesën e saj me reperin italian Fedez. Në një foto ku ata shfaqen duke u puthur në Milano, Roberto Cavalli shkruan: “Dashuri apo publicitet?”

E ndërsa Chiara nuk reagon asnjëherë në raste të tilla, Fedez nuk ka qëndruar i heshtur. Reperi i ka kthyer përgjigje stilistit italian, e më pas e ka publikuar edhe në “Instastory-n” e tij.

“Viagra apo Xanax” – i shkruan Fedez, duke sqaruar më pas mbi foto se mes tyre ka vetëm dashuri.

Fedez dhe Chiara së bashku me familjet e tyre, kanë udhëtuar në Alpet e Italisë për të festuar Krishtlindjet.

 

 

Të këshilluara

Luana Vjollca: Më shkruajnë yjet botërorë

Ne episodin e mbrëmshëm të “Shiko kush luan” moderatorja ishte pjesë e rubrikës në të cilën ose duhet të përgjigjesh ose duhet të pish alkool, ndryshe “Ndaje os...

10:43

Demi Lovato: Me fat që jam gjallë!

Këngëtarja me famë botërore Demi Lovato thotë se “është me fat që është gjallë”, deklaratë e cila është pasqyruar në të gjitha mediat globale. Demi Lovato u dër...

19:01

Paul McCartney sfidon bullizmin (Video)

Paul McCartney publikon këngën e tij më të re, të cilën ia kushtuar fenomenit të bullizmit. Me titull Who Cares, ish-lideri i Beatles shpreson që kënga të frymë...

16:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI