Flash

Nuk ka krishtlindje pa “All I Want for Christmas is you” (VIDEO)

Lapsi.al 21 December 2018
Nuk ka krishtlindje pa “All I Want for Christmas is you” (VIDEO)

Nuk ka krishtlindje pa “All I Want for Christmas is you” që dëgjohet në çdo radio apo televizion në këtë periudhë të vitit. Kënga e dalë në vitin 1994 është rifutur në Billboard Hot 100, duke u pozicionuar madje në vendin e gjashtë. Ja disa kuriozitete mbi këtë sukses absolut dhe të pabesueshëm të Mariah Carey:

Kënga është realizuar në vetëm 15 minuta, nga Mariah dhe Walter Afanasieff, i cili tha se ndoshta nuk mund të jetë “Liqeni i mjellmave”, por është tepër popullore, sepse është e thjeshtë.

Fillimisht, Mariah nuk donte ta regjistronte, as këngën dhe as albumin për krishtlindje ku bënte pjesë, “Merry Christmas”. Në vitin 1994, albumet për krishtlindje bëheshin nga artistë të mëdhenj në moshë.

Ish-bashkëshorti i Mariah në atë kohë interpretoi Babagjyshin në video. Tommy Mottola shfaqet duke i sjellë Carey një dhuratë dhe largohet me një slitë të kuqe.

Është kënga e dytë me këtë titull. Materiali i Mariah Carey është origjinal dhe nuk ka asnjë lidhje tjetër veç titullit me “All I Want For Christmas is You” të “Vince Vance&The Valiants”, e vitit 1989.

Kjo klasike e krishtlindjes është regjistruar në gusht. Gjithsesi, periudha e verës nuk e pengoi Carey të futej në shpirtin festiv, pasi rrethohej nga pemë krishtlindjeje dhe drita në studio, për të pasur humorin e duhur. U përfol edhe për dëborë, por ra poshtë si ide, pasi ishte e pamundur të realizohej.

Për “All I Want for Christmas Is You” ka tre video muzikore. Ajo klasike që Mariah realizoi për krishtlindjen 1993. Më pas, njëra e frymëzuar nga “The Ronettes”, ku Mariah argëtohet me balerinët dhe një tjetër remiks e animuar.

https://www.youtube.com/watch?v=yXQViqx6GMY

Të këshilluara

Serialet që priten të fillojnë në 2019

Për adhuruesit e serialeve, viti 2019 do të jetë shumë i begatshëm dhe shumë i dashur për të qëndruar pranë kompjuterin ose TV-së. Më poshtë mund të shikoni ...

20:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI