Flash

408 milionë euro për Juventus nga akordi me Adidas

Lapsi.al 21 December 2018
408 milionë euro për Juventus nga akordi me Adidas
Juve a adidas lidhin bashkëpunimin e tyre deri në 30 qershor 2027. Klubi bardhezi ka rinovuar partneritetin me sponsorin teknik për tetë sezonet e ardhshme. Një akord i pasur, që parashikon një total minimum prej 408 milionë euro, të cilit do ti shtohet bonuse nga volume i shitjeve dhe cmimeve të lidhura me rezultatet sportive. Adidas do të jetë partner i të gjithë skuadrave të Juventus. KOMUNIKATA Juventus Football Club S.p.A. e adidas Italy S.p.A. (“adidas”) kanë modifikuar kontratën e partneritetit teknik e kanë zgjatur skandecën deri në 30 qershor 2027. Akordi aktual, në skadencë në 30 qershor 2021, i takonte gjashtë sezoneve sportive duke nisur nga 2015/2016. Akordi i ri do të zgjasë 8 vjet duke nisur nga sezoni sportiv 2019/2020 deri në atë 2026/2027 të përfshirë. Gjatë kësaj periudhe Adidas do të jetë partner teknik i të gjitha skuadrave të Juventus, për një total inkasimi minimumi prej € 408 milionë. Kjo shumë nuk përfshin shtesat për kalimin e volumit të përcaktuar të shitjeve dhe cmimet që lidhen me rezultate sportive.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI