Flash

Rovena Dilo: Si nisi debati me Ronela Hajatin tek Kënga Magjike

Lapsi.al 20 December 2018
Rovena Dilo: Si nisi debati me Ronela Hajatin tek Kënga Magjike

Është bërë traditë tashmë në programin “E diela shqiptare” që pas përfundimit të Këngës Magjike të realizohet “Post Kënga Magjike”. Këngëtarët mblidhen dhe diskutojnë për festivalin. Këtë vit këngëtaret Rovena Dilo dhe Ronela Hajati debatuan në lidhje me këngën që kishte zgjedhur kolegu i tyre Robert Aliaj për të konkuruar në festival.

Ronela u kthye kundër Robertit duke u shprehur se me këngën “Ah, ku më hodhi Zoti” ai duhet të recitonte diku tjetër dhe jo në Këngën Magjike. Kjo bëri që Rovena Dilo të marrë mikrofonin dhe t’i thotë që me këtë ajo ofendon edhe reperat. Lidhur me këtë debat, këngëtarja Rovena Dilo foli edhe në emisionin “Rudina” ku ishte e ftuar ditën e djeshme. Ajo sqaroi se nuk është zënë me Ronelën dhe se ishte thjesht një debat në të cilin ajo kishte mbrojtur Robertin.

“Roberti interpretoi vargje, bejte apo le t’i marrim si të duam. Ai doli në skenën e festivalit dhe solli zhanrin e tij, por ky lloj zhanri, protesta apo revolta është një zhanër shumë i përhapur nëpër botë. Të gjithë u drejtohen problemeve sociale, politike apo problemeve shoqërore nëpërmjet këngëve. Dhe Roberti solli këtë lloj kënge dhe u duartrokit jashtëzakonisht shumë, sepse ishte momenti i kësaj kënge, ishte ide e bukur e përshtatur me protestën e studentëve. Roberti nuk doli natën e fundit dhe ajo që ndodhi ishte që Ronela tha ‘le të shkojë në Kongres Roberti’. Unë dhe Aurela që ishim afër nuk e mirëpritëm këtë sepse një artist nuk del në skenë vetëm për të kënduar. Ronela e kishte për tematikën. Ngrihet Aurela e para dhe po e kundërshtonte për këtë etiketim që po i bënte këngës dhe unë u ngrita dhe i thashë ajo këngë është si gjithë të tjerat. Dhe ajo më tha nuk është këngë, është recitim. Unë ia ktheva duke i thënë që ti po hedh poshtë repin. Unë nuk u zura me Ronelën, ai ishte një debat. Unë mbrojta Robertin sepse ajo në mënyrë të padrejtë tha se kënga e tij nuk duhet të ishte pjesë e festivalit. Unë nuk e kam me Ronelën këtë debat, e kam me të gjithë ata që mendojnë si Ronela”, tha këngëtarja./tvklan.al/

Të këshilluara

Qeni i Kivanc, shkak për të lënë aktrimin

Kivanç Tatlitug, kohët e fundit është përfshirë në një debat me fansat përsa i përket qenit të tij. Sipas komenteve të shumta, të filluara që prej muajit gusht,...

17:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI