Flash

Trajneri që mundi Laçin në raundin e tretë të Europa League zgjidhet në krye të Manchester United

Lapsi.al 19 December 2018
Trajneri që mundi Laçin në raundin e tretë të Europa

Pasi shkarkoi José Mourinho, duke bërë të lumtur disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Pogba mbi të gjithë, Manchester United ka zgjedhur trajnerin që do të udhëheqë skuadrën deri në fund të sezonit dhe bëhet fjalë për një ish-të rëndësishëm. Dështon hipoteza Michael Carrick, që bënte pjesë në stafin e Special One dhe Djajtë e Kuq i besojnë pankinën norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer, që u lajmërua më parë nga ministrja norvegjeze, Erna Solberg: "Sot është një ditë e madhe për futbollin norvegjez. Fat të mbarë në pankinën e Red Devils", ka shkruar në Twitter ajo, përpara se ta fshinte postimin.

Solskjaer, që vetëm këtë verë erdhi vizitor në Shqipëri, me Molden e tij, duke eleminuar Lacin në raundin e tretë të Europa League e ka kohën të limituar në pankinën e Old Trafford. Ideja e Ed Ëoodëard, zëvendës presidentit ekzekutiv të anglezëve, është ajo e marrjes së një emri të rëndësishëm të trajningut në sezonin e ardhshëm, për të entuzxiazmuar edhe ambjentin e tifozerinë.

Zinedine Zidane, shumë pranë United kohët e fundit, duket favoriti, por shtypi anglez shtyn fort për teknikun aktual të Tottenham, Pochettino, pa harruar Massimiliano Allegri, që mund të vendosë në fund të sezonit të largohet nga Juventus dhe të kërkojë një aventurë të re Premier League.

Të këshilluara

Ikën Mourinho, Pogba "hakmerret"

Është tashmë e ditur për të gjithë se raporti mes Paul Pogba e Jose Mourinho nuk ishte sigurisht idilik, por edhe shkarkimi i Special One nuk ka arritur ti japë...

14:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI