Flash

"M'u lutën të ndalesha": Cristiano Ronaldo tregoi dëshpërimin e Romës 11 vjet më parë në historiken 1-7 në Old Trafford

Lapsi.al 19 December 2018
"M'u lutën të ndalesha": Cristiano Ronaldo tregoi

Të shtunën në Stadium do të luhet ndeshja Juventus-Roma, e para e Cristiano Ronaldo kundër kryeqytetasve me fanellën bardhezi. Edhe pse kanë kaluar 11 vjet nga prilli i 2007, romanistët nuk e kanë harruar atë që i bëri Cristiano Ronaldo (atëherë tek Manchester United) në sfidën e Champions League humbur 7-1 nga verdhekuqtë. Por ajo që rrëfën CR7 është edhe më e sikletshme: "Kur ishim 6-0 një nga lojtarët, nuk do them kush, më kërkoi të mos bëja me driblime, po fitoni me gjashtë gola. Të tjerë më kërkuan të ndryshoja krahun, ndërsa dikush më kërcënoi se do të më dëmtonte, që të më frikësonte".

Ishte një nga disfatat më të rënda në Europë për Romën, ndërsa Francesco Totti deklaronte: "Mbrëmja më e trishtuar e karrierës, do të doja ta riluaja që të mos përfundonte kështu". Pas 20 minutash anglezët ishin në avantazh 3-0 me golat e Rooney, Smith e Carrick. Pastaj dy herë CR7, përsëri Carrick, goli i flamurit i De Rossi e në fund mbylli shifrat Evra.

Nga ajo Roma e atëhershme është vetëm De Rossi, që duhet ta nisë ndeshjen nga pankina: por Ronaldo, mes United e Real Madrid i ka shënuar 5 gola verdhekuqve dhe është gati ta përmirësojë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI