Flash

'E ke të lehtë se ke lekun', Alketa i tregon sakrificat komentueses

Lapsi.al 19 December 2018
'E ke të lehtë se ke lekun', Alketa i tregon sakrificat

Vetëm pak ditë më parë në finalen e spektaklit “Dance With Me”, Alketa Vejsiu ka mbajtur një monolog të sajin mbi ëndrrat.

Shumë prej komentuesve e kanë përgëzuar Alketën për fjalimin mbajtur duke e përkufizuar si frymëzues dhe që kishin nevojë t’i dëgjonin ato fjalë në këtë moment të jetës së tyre. Por në mesin e shumë komenteve pozitive, ra në sy edhe ai i një vajze e cila i shkruan se moderatorja ka pasur mundësinë ekonomike prandaj dhe i ka ndjekur dhe realizuar ëndrrat e saj dhe se pa lek nuk mund të bësh asgjë. “Po ti ke lekun mi zemër, mirë është ajo që thua, por ti e di shumë mirë që pa lek nuk mund të shkosh dhe s’mund të bësh asgjë.”- shkruan komentuesja poshtë videos së publikuar nga Alketa. Por nuk ka vonuar as përgjigjia e moderatores. “Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe. Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të me vinte floku erë të mirë. Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri. Po, po, e marrosur, i ikja mamit 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime. Për këtë po flas. Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv”- i përgjigjet Alketa  ndjekëses së saj .

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI