Flash

Icardi tek Juventus, histori e vërtetë apo jo? Ausilio i kundërpërgjigjet Wanda Nara: "Deklarata folkloristike"

Lapsi.al 18 December 2018
Icardi tek Juventus, histori e vërtetë apo jo? Ausilio i

Mauro Icardi është objekti i dëshirave të disa klubeve, por tifozët zikaltër nuk do të donin ta shihnin kurrë kapitenin e tyre me një fanellë, atë të Juventus. E megjithatë, në verë gjërat mund të kishin shkuar pikërisht ashtu, të paktën nëse besohen fjalën e Wanda Nara: "Larg nga rinovimi, Inter donte ta shiste tek Juventus".

Reagimi i klubit zikaltër nuk mund të mungonte dhe pozicionin e shoqërisë e ka marrë Drejtori Sportiv Piero Ausilio: "Janë deklarata folkloristike, mund të them me qetësi se Icardi nuk do të shkojë kurrë tek Juventus. Kapiteni ka refuzuar ofertën e parë, por ne duam ti rinovojmë dhe përmirësojmë kontratën".

Ausilio, i vlerësuar me cmimin "Menaxheri sportiv i 2018" në eventin e organizuar nga studio Sciumé e mbështetur nga Shoqëria e Drejtorëve Sportivë, ka shtuar: "Nga ana jonë ka koerencë, jemi shumë të kënaqur me Icardi. Jam në zyrë cdo ditë në dispozicion të kujtdo prokuratori, kemi besim për rinovimin ". Ndërsa në lidhje me faktin se kapiteni interist mund të kishte shkuar tek Juventus në verë e kalon me një batutë: "Unë e Marotta kemi qeshur shumë".

Të këshilluara

Ikën Mourinho, Pogba "hakmerret"

Është tashmë e ditur për të gjithë se raporti mes Paul Pogba e Jose Mourinho nuk ishte sigurisht idilik, por edhe shkarkimi i Special One nuk ka arritur ti japë...

14:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI