Flash

Gafa e Neymar me Mbappé: urimet para kohe sjellin ters

Lapsi.al 18 December 2018
Gafa e Neymar me Mbappé: urimet para kohe sjellin ters

Ditë gafash në rrjetet sociale për klubet e mëdha të Europës, ndoshta të shpërqendruar nga shorti i Champions në Nyon. Pas turpërimit të Juventus në Tëitter, me gabimet e bëra ndaj Atletico Madrid e Mandzukic, ishte radha e sulmuesit të Paris Saint Germain, Neymar, protagonist padashje i një gafe që rrezikon ti prishë humorin e partnerit të sulmit Kylian Mbappé.

Braziliani në fakt ka publikuar një foto në Instagram me francezin, ku ka shkruar: "Dje ishte ditëlindja e këtij fenomeni. Komplimenta vlla, shumë suksese në jetën tënde, Zoti të mbroftë e të bekoftë. Gjithnjë të bashkuar djaloshi i artë". Deri këtu gjithcka normale, vetëm se talenti i ri francez nuk do të mbushë 20 vjec përpara të enjtës (20 dhjetor). Pasi e kuptoi gabimin, Neymar e fshiu postimin nga faqja e tij, por ndërkohë gabimi ishte bërë viral.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI