Flash

Botërori i Klubeve/ Eleminim befasues i River Plate nga Al-Ain

Lapsi.al 18 December 2018
Botërori i Klubeve/ Eleminim befasues i River Plate nga Al-Ain

Al-Ain mposht surprizisht kampionët e Kupës Libertadores River Plate dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube në Emirati e Bashkuara Arabe. Në Hazza Bin Zayed Stadium të Al Ain u luajt gjysëmfinalja e parë e kompeticionit, ku argjentinasit e River bënë debutimin pas mposhtën Boca Juniors në superklasiken e shumëpërfolur të zhvilluar në Madrid.

Vendasit pasi nxorrën jashtë Team Wellington, duke i mundur me penallti, e Esperance Tunis në ndeshjen e të shtunës me rezultatin 3-0, bënë surprizën e madhe duke eleminuar argjentinasit. River pësoi shumë shpejt golin e Berg, por përmbysi gjithcka me Borrè: kolombiani shënoi dy herë në pesë minuta, por Al-Ain me një tranzicion të fortë ofensiv e vuri në vështirësi të madhe River, që pësoi golin e Caio, në minutën e 51’. Argjentinasit mund të kishin fituar ndeshjen me një penallti në minutën e 69, por Martinez goditi traversën.

11 metërshat sic duket nuk janë pika e fortë e River Plate se në goditjen e tyre Al-Ain ishte perfekt, ndërsa Perez gabon, duke eleminuar favoritët për në finale.

Të mërkurën do të luhet gjysëmfinalja tjetër mes Real Madrid e japonezëve të Kashima Antlers, për të nxjerrë skuadrën që do të luajë kundër vendasve të Al-Ain.

Të këshilluara

Ikën Mourinho, Pogba "hakmerret"

Është tashmë e ditur për të gjithë se raporti mes Paul Pogba e Jose Mourinho nuk ishte sigurisht idilik, por edhe shkarkimi i Special One nuk ka arritur ti japë...

14:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI