Flash

Rama po kërkon kamardaren e Monës dhe Lulit

Lapsi.al 17 December 2018
Rama po kërkon kamardaren e Monës dhe Lulit
Edi Rama ka pasur tre qasje të ndryshme ndaj protestave të studentëve. Fillimisht ai i trajtoi me përbuzje duke predikuar se qytetarët nuk mund të paguanin edhe për ngelësit. Më pas, kur pa përmasat që morën manfestimet, ai luajti rolin e njërit prej tyre. Ai arriti kulmin duke thënë në “Opinion” se studentët në rrugë kishin dalë për dashurinë ndaj tij, madje ëndërroi si gardistët e kuq të kryatrit Mao që so të marshonin bashkë më tej për të linçuar rektorët, dekanët dhe pedagogët. Tani kur protesta ka mbërritur në ditën e saj të 13, ai u kthye të bëjë atë që di të bëje më mirë. Atë që ka bërë pothuasje me çdo manifestim kundër tij, që prej kohës së armëve kimike. Me delirin e atij që nuk pranon asnjë difekt, ai do ta shesë atë që ndodhi si një manipulim të opozitës që nuk e mund dot Rilindjen me vota. Po ti shohësh statuset e Ramës të ditëve të fundit ato janë të mbushura me alegori për PD dhe LSI. Ato i fryjnë borive të kapjes së protestës nga partitë, të forumeve rinore që kanë zënë vedet e studentëve të çiltër dhe të militantëve që luajnë rolin e prindërve realë. Lexo me tej:

Tri manipulimet e kryeministrit për protestën e studentëve

Në këtë fazë të tretë të ndryshimit të strategjisë së tij, kryeministrit nuk i ka mbetur asnjë rrugëzgjidhje tjetër veçse të përdorë Monën dhe Lulin si kamardare shpëtimi. Natyrisht, opozita ka luajtur rolin e saj të shëmtuar në të gjithë këtë histori. Por këtu në pyetje nuk është qëndrimi i saj, por shndërrimi, i atij që kërkoi të lunate rolin e timonierit të madh, në një politikan meskin që godet pas shpine. Dhe kjo e ka një shpjegim fare të thjeshtë. Ai duhet kërkuar tek fakti se ata studentë rrefuzojnë t’a shohin si parner në dialog. Për disa arsye. Sepse ai, që tashmë ka marrë etiketën kryeministri i të pasurve, nuk shihet më si një shpresë për shoqërinë e drejtë dhe të barabartë ku ata duan të hyjnë nesër. Sepse ai, si nismëtari i ligjit të arsimit të lartë që planifikon të çojë paratë publike tek privatët, nuk ka asnjë shans që në afatgjatë të plotësojë kërkesat e tyre. Sepse ai që e ka mbushur qeverinë dhe administratën me hajdutë të pagdhendur me diploma falco, nuk është në gjëndje t’i përgjigjet aspiratave të tyre . Sepse ai, pas manipulimeve me FRESH-in dhe spektaklit fallco që organizoi më Top Show, tregoi se është i një race të ndryshme me ata student që ende nuk janë mësuar me makivelizmin e baballarëve të tyre. Sepse ai, edhe kulturalisht edhe estetilisht tregoi se është ku e ku më i vjetër, se shpërthimi i kreativitetit dhe fantazisë që shpalosën këto ditë studentët. Këto dy javë treguan se edhe nëse do e kishte të mundur, ai kurrë nuk do të arrinte të ishte partneri, dialoguesi apo bashkëudhëtari i tyre. Dhe me sa duke e ka kuptuar këtë. Prandaj i është shmangur përballjes reale dhe po përpiqet ta zhvendosë konfliktin me Lulin dhe Monikën. Sepse vetëm aty ndihet mirë, me të singjashmit e vet. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse duhet rrëzuar ligji i arsimit të lartë

Këto rreshta po shkruhen në nxitim dhe rezistencë e sipër për të argumentuar pse strumbullari i problemit qëndron te ligji i arsimit të lartë dhe pse realizimi ...

23:20

Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

Historia e viteve të fundit na ka dhënë një mësim : qeveritë fillojnë e shkërmoqen, kur i del boja propagandës. Fatos Nano nuk rikuperoi më kurrë në publik, p...

10:05

Vdekja e dytë e Tanit të Topit

Të gjithë ata që e patën njohur,- mes tyre edhe unë,- e kanë të qartë se ç’do të ndodhte me themeluesin e Top Channel, nëse do ta kishte ndjekur nga banesa e fu...

01:05

Cili është lajmi i keq për Ramën

Pas pesë vjetësh arrogancë, korrupsion, kapje të shoqërisë në secilin cep, Edi Rama po përballet me një situatë të papritur dhe të panjohur për të. Ai nuk e ka ...

17:52

Dy studentet sexy dhe HAJDUTI “3D”

Me inteligjencën, finesën dhe cinizmin rinor, që po karakterizon një nga protestat më të bukura që po e nderon Shqipërinë prej tre ditësh, dy vajza që po marsho...

13:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI