Flash

Europa League – Shorti i lumtur për Inter, nuk mungojnë përplasjet e forta: Lazio kundër Sevilla

Lapsi.al 17 December 2018
Europa League – Shorti i lumtur për Inter, nuk mungojnë

Inter, Chelsea, Arsenal e Napoli i buzëqeshin shortit që u hodh në Nyon të Zvicrës për 1/16 e Europa League, Lazio e Strakoshës jo. Përplasjet e forta nuk mungojnë në këto sfida të Europa League, por kundërshtari që gjetën përballë të besuarit e Simone Inzaghit është i frikshëm dhe një ekspert i kompeticionit: Sevilla.

Natyrisht janë shmangur gjigantët Arsenal e Chelsea, por formacioni spanjoll nuk është aspak i lehtë për Strakoshën e të tjerët. Zikaltrit do të përballen me Rapid Vienna, ndërsa Napoli i Ancelotti do të sfidojë Zyrih. Transfertë bjelloruse për Arsenal që duhet tia dalë me Baten, ndërsa londinezët e Chelsea luajnë kundër Malmo.

Përplasje interesante janë ato Gallatasaray-Benfica, Sporting-Villareal apo Celtic Valencia, ndërkohë që Olympiacos që eleminoi në fazën e grupeve Milan, do të presë në shtëpi Dinamo Kiev.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI