Flash

Karl Lagerfeld: Jo internet, mund të isha bërë fermer

Lapsi.al 14 December 2018
Karl Lagerfeld: Jo internet, mund të isha bërë fermer

Mbi 31 milionë njerëz ndjekin instagram-in zyrtar të Chanel, por Karl Lagerfeld nuk është një prej tyre.

“As nuk e di se si duket.”- u shpreh ai në një intervistë për The Cut. Dhe arsyeja pse është thjesht mungesa e kohës. Karl Lagerfeld është drejtori i artistik i një ndër shtëpive më të mëdha të modës që nga 1910, Chanel. Gjithashtu ka të njëjtin rol dhe pranë Fendi, së bashku me Silvia Venturini Fendi. Nuk i përdor rrjetet sociale. As internetin. “Personalisht, nuk kam kohë. Nuk e përdor internetin, nuk e përdor Facebook. Duhet të skicoj, duhet të luaj me Choupette (macja e tij). Duhet të fle. Dita është shumë e shkurtër për këtë.”- është shprehur Karl. Përdor avion privat, por preferon që të jenë kryesisht bosh. “Problemi me avionët privatë është se edhe nëse ke një të madh, nëse ke shumë njerëz rrotull, është një makth. Më shumë se 3 apo 4? Harroje!”  Gjithashtu ai gjithnjë ka vend dhe për Choupette. Se mos harrojmë, Karl ka 20 vjet që nuk përdor avionët normal. Ai nuk ka të bëjë aspak me veprimtaritë bazike të jetës. “Nuk di të gatuaj, nuk di as të rregulloj shtratin. Di vetëm të skicoj, të flasë dhe të krijoj koleksione. Kur isha fëmijë, mamaja më thonte të mos mësoja asgjë. Gjithnjë duhet të varesh tek të tjerët, sepse ashtu do detyrohesh të bësh një përpjekje të kesh paratë që ata të bëjnë gjëra për ty.”- shpjegon më tej drejtuesi i Chanel. Dhe detaji i fundit? Mund të ishte fermer, dhe këtë e ka thënë vetë ai. I pëlqejnë shumë lopët dhe kjo nuk është çudi pasi është rritur në një fshat në Gjermani.

Të këshilluara

Profesionet e para të yjeve në Hollywood

Ata ndryshojnë shumë sidomos por t’i krahasojmë me atë që bënin kur nuk ishin ende të njohur. Madonna Ajo ka punuar tek Donkin’ Donuts. Ajo shprehet se ës...

18:08

Blendi Salaj largohet nga emisioni radiofonik

“Klubi i mëngjesit” nga Blendi Salaj dhe Jerida Sakaj nuk do të vazhdojë me keta të dy. Burime pranë Blitz.al, mësojnë se pas 10 viteve Blendi Salaj do të larg...

15:54

Netflix tregon risinë e re për filmat

Netflix ka rezervuar për fansat e filmave një sërë surprizash në këtë periudhë festash, duke futur në playslistën e tij, prodhime kinematografike klasike por ed...

14:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI