Flash

Ermal Mamaqi: Do të isha martuar me Albana Osmanin nëse Ami... (Video)

Lapsi.al 14 December 2018
Ermal Mamaqi: Do të isha martuar me Albana Osmanin nëse Ami... (Video)

Pavarësisht se ajo u bë prezantuese e programit të humorit “Portokalli”, që rreth vitit 2006, vetëm tani e mësojmë se përzgjedhja e Amarda Toskës ishte përmes një konkursi.

Në emisionin e tij të radhës, Ermal Mamaqi, zbulon se në garë për të qenë prezantuese e “Portokallisë” me bashkëshorten e tij ka qenë edhe Albana Osmani.

 

Jo vetëm kaq, por Ermali dhe Albana mund të ishin sot një çift bashkëshortësh! Okej, këtë nuk mund ta vërtetojmë, por moderatori i bën këtë pyetje të ftuarës së tij, nëse do të kishin pasur një mundësi bashkë.

“Në ‘Portokalli’ në kohën kur konkurroi dhe Ami, ajo fitoi, ti nuk fitove. Pra në qoftë se do ta kishe fituar ti ‘Portokallinë’, ne do të ishim të martuar bashkë?”, i drejtohet Ermali Albanës, në videon e publikuar në Instagram, të shkëputur nga emisioni që do të transmetohet nesër.

Kjo e fundit pohoi me një “Po” të zgjatur, duke vijuar shakanë e moderatorit të emisionit “Xing me Ermalin”.

Pavarësisht se dy moderatorët kanë qenë në garë mes tyre koha ka treguar se nuk ka pasur hatërmbetje. Por a do ta mendonit ndonjëherë Ermalin si bashkëshortin e Albanës? Vështirë ta imagjinojmë!

Të këshilluara

Plas gallata në Twitter me Melania Trump

Për marrëdhënien me bashkëshortin e saj Donald Trump dhe sfidat e së qënit Zonjë e Parë, Melania Trump zgjodhi të fliste në një intervistë për “Fox News”. Por m...

09:20

Cardi B, e trishtuar nga ndarja

Cardi B është përfolur në media së fundmi për ndarjen nga babai i vajzës së saj Offset. Ndarja e bujshme kishte ardhur si pasojë e disa mesazheve e...

16:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI