Flash

Del vendimi për titullin më të përfolur: Kasacioni mbyll cështjen. "Fitoi Inter"

Lapsi.al 13 December 2018
Del vendimi për titullin më të përfolur: Kasacioni mbyll

Inter-Juventus në lidhje me titullin e 2006-ës, ka marrë ndoshta përgjigjen përfundimtare, që edhe mund ti mbyllë polemikat. Por natyrisht kjo vetëm institucionalisht, sepse për tifozët kjo do të jetë polemika e përjetshme. Akti i fundit, për të arkivuar cështjen është publikimi i vendimit të gjykatës së Kasacionit, që ka refuzuar ankimimin e Juventus, lidhur me revokimin e titullit të 2006-ës, që iu dorëzua Inter. Përvec Kasacionit nuk ekziston një shkallë tjetër e drejtësisë, kështu që ligjërisht mbyllet këtu.

Ishin kohët e Calciopoli e të vendimeve të jashtëzakonshme (Juventus në Serie B) e të dy titujve 2005 e 2006 që iu hoqën bardhezinjve: i pari i anulluar e i padhënë askujt; i dyti i dorëzuar tek Inter, për një seri motivesh, mes të cilëve edhe presioni i Uefa që i kërkonte Federatës Italiane ti jepte emrin e një fituesi, titullit që iu hoq Juventus.

Nga atëherë, mes Juventus e Inter nuk ka patur kurrë paqe, në lidhje me atë "transferim" të titullit. Në të gjitha organet kompetente, Juventus bëri ankimim për ta rimarrë atë titull, ose që ai titull të mos i jepej klubit rival, titull që bardhezinjtë e etiketojnë "titull kartoni"; Inter gjithnjë e ka mbajtur me krenari duke cituar madje (fjalë të Massimo Moratti) se ndër 5 titujt radhazi, të fituar nga 2006-a në 2010-ën, ai i 2006-ës "ishte më i bukuri".

Vetëm në këto dy-tre muaj, raportet Inter-Juve janë normalizuar disi, me paqen e sigluar nga Massimo Moratti e Andrea Agnelli, një lloj pakti për tia lënë ligjit të vendosë. Kështu, tani nuk ka më vazhdim, sepse duke qenë se është shkalla e fundit e gjykimit, ky vendim duhet të jetë guri final mbi cështjen. Titulli i 2006-ës mbetet tek Inter.

Interesant, që e gjitha kjo ndodhi në ditën e kalimit të ish-administratorit të deleguar të Juventus, Beppe Marotta, tek Inter. Rrethi u mbyll.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI