Flash

Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

Lapsi.al 13 December 2018
Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

Historia e viteve të fundit na ka dhënë një mësim : qeveritë fillojnë e shkërmoqen, kur i del boja propagandës.

Fatos Nano nuk rikuperoi më kurrë në publik, pasi kamerat e një televizioni grek e filmuan duke harbuar me shpurën e tij në një buzuk të Athinës, ndërkohë që vendi ishte i zhytur në zi kombëtare. Më kot makineria e pushtetit të tij u mundua ti fshehë ato pamje, më kot ish kryeministri u përpoq të thurrte alibinë e një problemi shëndetësor. Mjaftoi një lidhje normale për botën e sotme, mes TV Klan të dikurshëm dhe homologut të tij grek, që lideri i rikthyer në pushtet në emër të katharsisit të politikës, të përbaltej për gjithmonë.

Sali Berisha e pësoi edhe më keq. Pasi urdhëroi të shtihej mbi turmën duke marrë katër jetë në 21 janar, ai s’la gur pa lëvizur për të fshehur krimin e tij. Me një idiotësi proverbiale u krijuan legjenda sikur viktimat ishin qëlluar nga afër, me thika me helm dhe pistoleta çadra, madje u shfaqën edhe video të manipuluara që e demostronin këtë.

Por, mjaftuan pamjet tronditëse të gardistit që qëlloi drejt e në mish, të transmetuara me guxim nga Artan Hoxha në News24, që i gjithë ky manipulim i ndyrë të bëhej shkrumb e hi në pak çaste.

Kjo dramë i'u përsërit edhe Edi Ramës.

Në krizën më të thellë që ka pllakosur qeverinë e tij prej 5 vitesh, kur i ka dalë boja si një hajdut me çizme dhe kur me mijra studentë kanë pushtuar rrugët, ai u mundua të prodhonte një shfaqe të madhe mashtruese. Ndërkohë që protestuesit e rrefuzojnë me përçmim, ai kërkoi të lërë përshtypjen se ata janë vetëm një grusht i vogël në masën e stërmadhe të 140 mijë studentëve shqiptarë. Për këtë u organizua spektakli i shëmtuar i Top Show. Për këtë ai shpiku identikitin e një manifestuesi të rremë duke veshur me kostumin e kundërshtarit, freshistët dhe zyrtarët e vet.

Çfarë boomerang-u!

Në rrjetet sociale, ata që ai kishte veshur si gjermanë, për ti shitur si partizanë, u demaskuan njëri pas tjetrit, me emër dhe mbiemër. Kulmi arriti kur njëri prej studentëve, doli nga skenari duke demaskuar gjithçka dhe duke e detyruar Ramën ti futej rolit të një kllouni banal (mos e humb videon poshtë).

[video width="720" height="406" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/rama-gati.mp4"][/video]

Nuk duhej më tepër sesa kaq, për të kuptuar se kësaj qeverie nuk i ka mbetur më armë tjetër përpos mashtrimit dhe manipulimit. Por, nuk duhej më shumë as për marrë vesh se atyre u ka dalë boja. Se koha e propagandës ka shteruar.

Të treja historitë e mësipërme, krejt të ndryshme për nga lloji dhe simbolika, i përbashkon një fill i vetëm. Fati i kryeministrave që pas një kohe të gjatë e humbasin sensin e së vërtetës, zhyten në një botë virtuale të pompuar nga obortarët e nënshtruar dhe sahanlëpirësit që u sillen vërdallë dhe fillojnë të besojnë se realitetin e prodhojnë vetë.

Ato dëshmojnë gjithashtu se vjen një moment kur verbëria e pushtetit të bën që mos e kapësh më kohën që ecën përpara.

Fatos Nano besoi me naivitet, deri në fund, se një video e regjistruar në Greqi mund të mos mbërrinte asnjëhrerë në Shqipëri.

Sali Berisha edhe më keq, shpresoi me budallallëk se ai mund të manipulonte një krim aq të dukshëm, ndërkohë që ai ishte kryer përpara qindra kamerave

Me këto shembuj ata treguan se ishin të sfazuar me periudhën që jetonin dhe kjo shënoi dhe fundet simbolike të pushteteve që mbartnin.

E njëjta gjë po i ndodh edhe Edi Ramës. Megjithëse hiqet si një mjeshtër i rrjeteve sociale dhe i komunikimit virtual, ai demostroi një symbylltësi të pashembullt duke dashur të shesë si protestues bythlërirësit e vet të paskrupullt, që u demaskuan sa hap e mbyll sytë në Facebook, Instagram, tek Lolita dhe dhjetra faqe të tjera on line.

Askush, ende as sot nuk mund ta rrokë, se si ai mendoi se mund ti’a hidhte me një marrëzi të tillë, aq fëmijënore. Askush nuk mund ta imagjinojë se ç’qe kjo verbëri që i shty sejmenët e tij të mos e shikonin mbretin lakuriq.

Racionalisht ato janë të pa shpjegueshme.

Po me sa duket ashtu sikurse ndodh me të gjitha pushtetet abuzive edhe këtij të radhës i ka ardhur ora e gafës së pashpjegueshme. E asaj pikës që derdh gotën. Koha e gabimit fatal.

Në rastin e Edi Ramës kjo ishte ngjarja që dëshmoi fundin e propagandës. Dhe kur kjo i ndodh një qeverisjeje që atë e ka si të vetmen armë mbijetese, kuptohet lehtë se ç’do të ndodhë më pas. Gjithçka tjetër është thjeshtë çështje date.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Vdekja e dytë e Tanit të Topit

Të gjithë ata që e patën njohur,- mes tyre edhe unë,- e kanë të qartë se ç’do të ndodhte me themeluesin e Top Channel, nëse do ta kishte ndjekur nga banesa e fu...

01:05

Cili është lajmi i keq për Ramën

Pas pesë vjetësh arrogancë, korrupsion, kapje të shoqërisë në secilin cep, Edi Rama po përballet me një situatë të papritur dhe të panjohur për të. Ai nuk e ka ...

17:52

Dy studentet sexy dhe HAJDUTI “3D”

Me inteligjencën, finesën dhe cinizmin rinor, që po karakterizon një nga protestat më të bukura që po e nderon Shqipërinë prej tre ditësh, dy vajza që po marsho...

13:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI