Flash

"Buffon humbësi i vetëm". Çfarë fshihet në sulmin e L'Equipe kundër portierit

Lapsi.al 12 December 2018
"Buffon humbësi i vetëm". Çfarë fshihet në

"Buffon, humbësi i vetëm". Thënë kështu, pas 4-1 të Paris St Germain kundër Crvena Zvezdas, vendit të parë të siguruar në Champions, duket e cuditshme. Artikulli i l'Equipe, që vazhdon ti mëshojë konfliktit të hapur me klubin parisien i adresohet ish-kampionit të Botës, që nuk është se ka kryer ndonjë gabim flagrant në ndeshje. Pësoi një gol, që ndoshta mund ta priste, ose ndoshta jo, por është nga ato raste që kalojnë pa lënë gjurmë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/XShb5Nu3cyTYVM6VhwpJ_11_5c6e1a5605c89e33e11cfd2f6623c56b_video_720p_converted.mp4

Por jo në rastin e Buffon. Gjurma është artikulli i L'Equipe, që ndryshe nga gazetat e tjera (Le Parisien e France Football) nuk është se i kanë vënë notë të ulët Buffon, ashtu si pjesës tjetër të skuadrës.

"Një pjesë loje i papërfshirë - shkruan artikulli - e në golin e pësuar nuk mbyll mirë. Eshtë edhe ajo ndjesia e pakëndëshme - shton L'Equipe - që hera herës shfaqet, kur i afrohesh 41 vjetëve. Do ti mbushë pas një muaji. Por dihet, Gigi ndihet akoma i ri për të thënë fjalën e tij, në nivele të larta".

E thënë kështu, duket si një pretekst për të sulmuar portierin, ose klubin, duke qenë se situata ka agravuar që përpara ndeshjes, kur PSG vendosi të mos i lejojë pyetje gazetarëve të L'Equipe. Ndoshta është një mënyrë që gazeta ti japë një dorë 25 vjecarit Alphonse Areola, ose thjesht, e para në këndvështrimin e Paris Saint Germain një tjetër tentativë e gazetës së njohur franceze për të tensionuar situatën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI