Flash

UEFA publikon formacionin historik: sulmi është mbresëlënës

Lapsi.al 11 December 2018
UEFA publikon formacionin historik: sulmi është

Në pritje për të njohur në janar formacionin ideal të 2018, sipas tifozëve që votojnë në faqen zyrtare të Uefa, vetë institucioni europian ka shpërndarë 11-shen historik, formuar nga lojtarë që shumë herë në karrierën e tyre e kanë fituar këtë cmim. Në skuadrën e të gjitha kohërave nuk mungon Cristiano Ronaldo.

Skuadra është rreshtuar 4-3-3 dhe është e formuar me kampionë që kanë lënë gjurmë në futboll. Në portë Iker Casillas, që me 6 kandidatura (e fundit në 2012) është përpara të gjithë kolegëve të rolit. Në linjën difensiva bëjnë pjesë Sergio Ramos, një dyshe qendrore akoma spanjolle, me ish-blaugrana Puyol e Piquè. Në të majtë një flamur i Bayern Mynih e kombëtares gjermane, Philipp Lahm.

Në mesfushë një legjendë e futbollit anglez si Steven Gerrard, ish-kapiteni i Liverpool së bashku me dy kampionë të Botës me Spanjën në 2010, Xavi e Andrès Iniesta.

Nëq sulm tre fenomenë të vertetë: Cristiano Ronaldo nga një anë, Thierry Henry nga tjetra dhe në qendër Lionel Messi. Shifrat flasin vetë dhe pasqyrojnë historinë e futbollit në vitet e para të mijëvjecarit.

Janë 6 lojtarë spanjollë plus një argjentinas që ka luajtur gjithnjë në Spanjë (Messi), plùs një portugez që ka luajtur 9 vjet në Spanjë (Ronaldo). Jashtë La Liga vetëm anglezi Gerrard, gjermani Lahm e francezi Henry (edhe ky ka luajtur pak në Spanjë).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI