Flash

Sekreti që fsheh familja mbretërore në lidhje me babain e Meghan Markle

Lapsi.al 10 December 2018
Sekreti që fsheh familja mbretërore në lidhje me babain e Meghan

Thomas Markle flet për marrëdhënien e tensionuar me vajzën Meghan, Dukeshën e Sussex dhe Princin Harry.

Ish-drejtori i ndriçimit foli në një intervistë për “Daily Mail” të dielën, ku tregoi hapur atë që po ndodh me të bijën dhe bashkëshortin e saj.

“Më kanë larguar dhe nuk mund të rri në heshtje. Kam bërë dhjetëra përpjekje për t’u lidhur me vajzën time nëpërmjet mesazheve dhe letrave, por ajo dhe Harry kanë vendosur një mur heshtjeje. Ata kanë bërë atë që më kanë thënë dikur të mos bëj, ata janë duke besuar gjithçka negative që është shkruar për mua. Kështu që unë po u drejtohem përsëri, që të përpiqen të korrigjojnë gënjeshtrat dhe të nxjerrin të vërtetën”, u shpreh ai.

Ai tregoi më tej se ndihej i lënduar që marrëdhënia mes tyre ka marrë këtë kthesë.

“Të gjithë thonë, pse nuk e mbyll gojën? Meghan nuk mund të flasë me mua, sepse unë do të nxjerr sekrete. Por këto janë gjepura. Jam akuzuar për çdo gjë të tmerrshme që mund të mendoni. Në një revistë kishin shkruar një histori të tmerrshme rreth Princit Charles pranë një historie për mua. Por askush nuk po e shmang Princin Charles. Jam i lënduar nga ajo që ka ndodhur, por nuk do të rri në heshtje”, u shpreh Thomas Markle.

Ai shtoi më tej se e do Meghan me gjithë zemër:

“E dua tani dhe gjithmonë. Dua që ajo dhe Harry të kenë një fëmijë të shëndetshëm e të bukur dhe një jetë të mrekullueshme. Por dua që të ndalojnë së besuari gënjeshtrat”.

Të këshilluara

Pas ndarjes, Offset ndjen mall për Cardi B

Offset dhe reperja Cardi B u ndanë pas një viti martesë dhe pak muaj pasi erdhi në jetë vajza e tyre. Ditë më parë u tha se shkak i ndarjes ishte një kërkesë e ...

12:43

Alina Boz,së shpejti drejt altarit

Alina Boz së shpejti mund të kurorëzojë dashurinë e saj me Mithat Can. Dy të rinjtë bashkëjetojnë prej disa muajsh dhe deri tani duket se gjërat mes tyre shkojn...

18:25

MC Kresha:Do e lë muzikën shpejt

I ftuar në emisionin “Oxygen” ishte reperi Mc Kresha. Ai foli për muzikën dhe jetën personale. Mbi të gjitha, deklarata që na surprizoi ishte ajo që mendon se d...

15:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI